‘Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin’, tensione te ‘Shëndetësia’! Deputeti socialist ‘përplaset’ me Albana Vokshin: Karriget ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa…

Partia Socialiste nuk e ka mirëpritur kërkesën e PD për të shtyrë sërish afatin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari socialist, Plarent Ndreca tha se ka më sens që të bëhet sërish shtyrje, ndërsa theksoi se opozita u përjashtua për shkak të aksionit të saj politik, por këto masa u morën nga Kuvendi dhe jo komisioni.

Komisioni u shoqërua me debate të ashpra. Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca fliste dhe ndërpritej nga opozita, kjo ka tensionuar deputetin Ilir Metaj, i cili ka ngritur zërin duke i kërkuar deputetëve të opozitës mos ta ndërprisnin kolegun.

Ndreca: Ne kemi bërë shtyrjen me këtë lloj dëshirë që ne ta bëjmë këtë komision sëbashku. Nuk ka pasur në asnjë moment nga ana e mazhorancës që ky komision të bëhej pa prezencën tuaj.  Aksionet tuaja politike sollën pasojë marrjen e masave që s’janë marrë në këtë komision, por diku tjetër.

(Ilir Metaj ngre zërin)

Vokshi: Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë, 2, 3 sepse jemi në komision hetimor.

Ilir Metaj: Bëni aty dërr dërr

Vokshi: Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë. Aksionin politik e tregojmë në vende të tjera, këtë komision nuk e kemi lidhur me aksionin politik, mos devijo nga e vërteta.

Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në komision.

Vokshi-Ilir Metajt: Mos devijo, se për këtë punë të kanë sjellë këtu.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Metaj, i cili u shpreh se me sa duket opozita frymëzohet më shumë kur i djeg karriget se sa kur ulet mbi to, ndërsa shtoi se Vokshi dhe anëtaret e tjerë të komisionit duhet të dalin pak nga vetja e të respektojnë fjalën e kolegëve edhe nëse nuk janë dakord me to.

“Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne duhet të respektojmë minimalen e sjelljes qytetare pale pastaj të etikës dhe rregullave të komunikimit në një komision parlmentar, për të mos e ndërprerë kolegun edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord. Nëse mendoni se gjatë monologjeve tuaja me kohëzgjatje të konsiderueshme minutazhi, ne nuk u ndërpresim sepse jemi dakord me çfarë jeni duke thënë, ndjesë po më duhet t’u them që nuk është kështu.

Pra mundohuni të dilni nga vetja qoftë edhe për një moment dhe mos na ndërprisni ndërsa jemi duke thënë si e mendojmë. Ulja e dënimit për ju nuk do të thotë se gjatë kohës që digjnit karriget, koha ndali dhe kaluam në pauzë kozmike. Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to. Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve përdoreni kohën për të mbajtur shënim çfarë bëni se mbase, kushedi, mësoni nga gabimet e përmirësoheni”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Hetimori i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit të Komisionit: I pyetët dëshmitarët në mënyrë të njëanshme! PS kundër


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Seuli paralajmëron se do ta godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor

Seuli paralajmëron se do ta godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor