PS, Kuvendit: Duam
të hetojmë ministritë
Pas vrasjeve të bujshme, shkeljes së Kushtetutës nga ministri i Mbrojtjes, emërimet nepotike në ministrinë e Brendshme, verfikimi i dokumentacioneve dhe zbatueshmëria e ligjit do të jetë objekti i dy grupeve të punës të ngritura nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas miratimit në këtë komision, pritet që deputetët të mësyjnë në institucione.
TIRANE - Deputetët e PS-së, anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare i kanë dorëzuar kryetarit të këtij komisioni një kërkesë mbi mbikqyrjen e tre institucioneve të rëndësishme për sigurinë në vend. Leonard Demi, krytari i komisionit është njohur me këtë kërkesë dhe pritet që javën e ardhshme të miratohet kerkesa nga përfaqesues te të dyja forcave politike në këtë komision. Hartuesit e kësaj kërkese, Armando Prenga dhe Piro Lutaj kanë përcaktuar piketat se ku do ta bazojnë 'hetimin' për tre institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Garda e Republikes, do të jenë tre institucionet që do të mbikqyren nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për ngjarjet e fundit në vend. Për këtë do të ngrihen dy grupe pune që do të bëjnë të mundur mbikqyrjen e institucioneve.
Ministria e MbrojtjesDeputetët e PS në kërkesën e paraqitur në komisionin e sigurisë kanë renditur pikat se çfarë do të mbikqyrin në Ministrinë e Mbrojtjes. Gradat, përmbushja e detyrimeve të NATO-s, mbikqyrja e paketës ligjore për funksionimin e FA-së, mbikqyrja e zbatimit të buxhetit, mbikqyrja e veprimtarisë ndërmarjes MEJKO dhe administrimi i fondeve që rrjedhin prej këtij aktiviteti, arsimimi ushtarak, buxhetimi për përballimin e emergjencave civile janë disa prej pikave ku hartuesit e kërkesës do të mbikqyrin në këto tre institucione. "Mbikqyrja e zbatimit të Ligjit "Për Gradat në FA në RSH", në procesin e gradimeve të bëra nga Ministri i Mbrojtjes, në vitet 2010 dhe 2011; Mbikqyrja e Planit të Përhapjes së FA, ndryshimet strukturore që janë bërë dhe pritet të bëhen; Mbikqyrja e paketës ligjore për funksionimin e FA, në kuadër të mjedisit të ri gjeopolitik, të krijuar në Shqipëri pas anëtarsimit në NATO; Mbikqyrja e kapaciteteve operacionale të FA dhe programeve të hartuara lidhur me modernizimin e armatimit dhe paisjeve që do të përdoren në kuadër të detyrave të përbashkëta me NATO; Mbikqyrja e zbatimit të buxhetit, në funksion të përmbushjes së objektivave të Forcës; Mbikqyrja e veprimtarisë ndërmarjes MEJKO dhe administrimi i fondeve që rrjedhin prej këtij aktiviteti, nga ana e MM; Mbikqyja e veprimtarisë SHIU, zbatimi i legjislacionit, objektivat dhe funksionimi konkret i tij; Mbikqyrja e përmbushjes së detyrave të lëna nga konferenca e 4-ët Shqipëri-NATO qershor 2011", thuhet në kërkesë dorëzuar Komisionit të Sigurisë.
Ministria e BrendshmePër sa i përket Ministrisë së Brendshme, deputetët e Kuvendit do të shtrijnë mbikqyrjen në zbatimi i ligjit "Për Policinë e Shtetit", lidhur me politikat e personelit dhe vendosjen e gradave për efektivat e Policisë. Po ashtu do të bëjnë edhe verifikimin e tregueseve dhe modeli statistikor që përdoret nga Ministria e Brendshme dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, për pasqyrimin e situates kriminale në vend. Po ashtu deputetët do të kërkojnë dokumentacionin mbi vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, kryekomunarit Remzi Veseli, Gjygjtarit Skerdilajd Konomi dhe Oficerit të SHISH, Isa Copa. Po ashtu do të këkrohen edhe statistikat mbi krimin në vend.
(fc/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor, 17:38
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët
25 Dhjetor, 17:16
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet
25 Dhjetor, 17:14
-
Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje
25 Dhjetor, 17:03
-
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
25 Dhjetor, 16:57
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?
25 Dhjetor, 16:43