PS, Lezhë, kandidatët Kodheli
dhe Ndoka: Votë masive për PS

LEZHË - Me moton: "Të votojmë vetëm Partinë Socialiste", kandidatët e PS për qarkun e Lezhës, Mimi Kodheli dhe Arben Ndoka kanë zhvilluar një takim në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Me një mikpritje madhështore, kjo lagje priti birin e tyre, Arben Ndokën, kandidatin për deputet në qarkun e Lezhës. Deputetja Mimi Kodheli theksoi se “kjo lagje në gjithë këto vite është harruar nga investimet dhe mungesat janë mëse të dukshme, ndaj ajo i ka ftuar banorët që më 23 qershor të votojnë Partinë Socialiste për t’i dhënë fund kësaj situate”.

Nga ana tjetër, kandidati i PS, si dhe banori i kësaj lagjeje Arben Ndoka tha: “Ndihem i emocionuar, që ndodhem para njerëzve të mi. Kam detyrim për çdonjërin prej jush, pasi më keni mbështetur gjithnjë dhe votën tuaj e konsideroj të shenjtë.

Ndër të tjera, ai shtoi se sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, që të mos lejojmë rrjedhjen e votave tek partitë e vogla. Në takim banorët treguan një mbështetje të madhe për një votë masive për Partinë Socialiste, si dhe premtuan, që do jenë e gjithë lagjja “Nënë Tereza”, shtabi elektoral i kandidatit të PS, Arben Ndoka.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase