PS-LSI marrin pushtetin vendor
Basha: Rama do konflikt politik

PS-LSI marrin pushtetin vendor<br />Basha: Rama do konflikt politik
TIRANE - Këshilltarët PS - LSI formalizojnë shumicën absolute në të gjitha bashkitë dhe njësitë vendore, por dhe në Tiranë, bashkia më e madhe në vend. Ata u mblodhën në hotel Sheraton nga ku kanë hartuar shkresën ku kërkojmë mbledhjen e këshillit, për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Tiranë, Z. Njazi Kosovrasti dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit, aktualisht kryetari i këshilltarëve PS në Tiranë.
Lëvizja është kundërsulm politik pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, Ilirjan Muho nga KQZ.

"Ne, një grup këshilltarësh të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në mbështetje të ligjit 8652, datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 31 pika 3b, neni 32 gërma b, dhe neni 36 pika 1 kërkojmë mbledhjen e këshillit, për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Bashkisë Tiranë, Z. Njazi Kosovrasti. Arsyeja e paraqitjes së kërkesës tonë vjen:  Në kushtet e konfiguracionit të ri politik të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për sa më sipër, të nderuar këshilltarë, kërkojmë mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës."- thuhet në kërkesën e këshilltarëve LSI-PS. 

Pak para mbledhjes,  kryetari i bashkisë së Tiranës e quajti vendim politik. Basha akuzon Ramën se kërkon që të kthejë bashkinë në një arenë të konfliktit politik.  Lëvizja është kundërsulm politik pas shkarkimit të anëtarit të LSI-në, Ilirjan Muho nga KQZ.  PDF/Kërkesa për shkarkimin e Njazi Kosovrastit

Edhe në Durrës e Fier e Elbasan këshilltarët e PS dhe LSI në këshillat bashkiakë unifikuan votat për të marrë shumicën.  Lexoni me shume per koalicionet PS-LSI ne keshillat bashkiake


ORA 12: 00 DALIPI PROPOZOHET NE VEND TE KOSOVRASTIT

Aldrin Dalipi propozohet për kryetar i këshillit bashkiak Tiranë. Dalipi pritet të zëvendësojë Njazi Kosovrastin në këtë detyrë. Pas bashkimit të PS me LSI këshilli bashkiak dominohet nga e majta. Aktualisht Dalipi është kryetar i këshilltarëve të majtë

ORA 11:50 DALIPI: QENDRIMI JONE REAGIM QYTETAR

“Qëllimi kryesor është t’i shërbejmë qytetarëve me vendimmarrjen. Do i thoja sot kryetarit të bashkisë hiq dorë nga cdo lloj provokimi të vogël. Ai duhet të kuptojë se nuk është konflikt politik por reagim qytetar ndaj dhunimit të instititucioneve. Do mbrojmë votën e lirë”- tha Dalipi.

ORA 11: 45: RROKAJ I LSI: DO MBROJME VOTEN E LIRE
Shezair Rrokaj, kryetar i këshilltarëve bashkiakë të LSI-së tha se kjo shumicë absolute është për të mbrojtur votën. “Kemi të gjithë energjinë që të garantojmë se kjo votë do të shkojë atje ku e ka hedhur qytetari. Na jep mundësi të shtrijmë kohezionin në pushtetin vendor ku garantohet vota dhe është kontakti i drejtëpërdrejtë me qytetarin. Shembullin e dhanë liderët tanë. na mbetet vetëm ta zbatojmë”- tha Rrokaj duke shtuar se “Nuk do ta shfrytëzojmë për ta kthyer në një mazhoranca destruktive. Beteja jonë është me qytetarin e të drejtën e qytetarit”.

ORA 11: 43 TAHIRI: JEMI SHUMICE ABSOLUTE

Këshilltarët PS - LSI formalizojnë shumicën absolute në të gjitha bashkitë dhe njësitë vendore, por dhe në Tiranë, bashkia më e madhe në vend. Ata janë mbledhur në hotel Sheraton. “Formalizuam braktisjen e Sali Berishës e përfaqësueve të tij në pushtetin vendor”- tha Sajmir Tahiri i PS-së duke shtuar se vjen si pasojë e vjedhjes së mandatit të KQZ.

ORA 11: 34 BASHA: VENDIMI POLITIK, RAMA DO TE KTHEJE BASHKINE NE ARENE KONFLIKTI
Kryetari i bashkisë së Tiranës e quajti vendim politik vendimin e djeshëm të këshilltarëve PS, LSI për tu bashkuar dhe për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti, të PD-së. Basha akuzon Ramën se kërkon që të kthejë bashkinë në një arenë të konfliktit politik.

“Qëndrimi i djeshëm nuk ka të bëjë me bashkinë e Tiranës. Qëndrimet vijnë pas vendimit të parlamentit. Janë vendime politike. Nga kjo pikëpamje më vjen keq që konstatoj se e vetmja strategji e ish kryetarit të bashkisë është konflikti politik dhe instrumenalizimi i bashkisë si një arenë konflikti politik. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me bashkinë por me 23 qershorin dhe qytetarët e Tiranës do të vendosin nëse do t’i kthehen pluhurit dhe baltosje apo të ecin përpara. “ - tha Basha gjatë inspektimit të punimeve në shkollën "Ahmet Gashi"
b asha
(Foto: Basha sot prane shkolles "Ahmet Gashi" )

Brenda dhjetë ditëve sipas afatit Dalipi pritet të marrë këtë post.

KOSOVRASTI: “MË DUHET TË SHOH KËRKESËN”

Kryetari i këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti në një prononcim për “Shqiptarja.com”, u shpreh në lidhje me kërkesën e këshilltarëve të majtë, se duhet të shohë kërkesën për të dhënë një vlerësim. “Më duhet të shoh një kërkesë dhe arsyet që ata kanë parashtruar për largimin tim. Në demokraci këto gjëra janë normalë. Nëse ata kanë një vullnet të ri siç mendojnë, nëse ata kanë mumrat është një subjektivizëm. Nëse ata duan mbledhje unë do kërkojë mbledhje. Pastaj nëse bëhet mbledhja apo jo e dinë këshilltarët, sepse janë atë që do vendosin nëse do vijnë apo jo. Unë kam detyrimin të thërras mbledhje” u shpreh Kosovrasti.

BALANCAT
Pas vendimit të PS – LSI për balancimin e pushtetit vendor ndryshon situata në të gjithë këshillat bashkiakë të vendit. Kështu nga 36 këshilla, të majtët kanë mazhorancën në të paktën 30 struktura ndërsa në 6 të tjera këshillat bashkiakë drejtohen nga socialistët.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja hidhet në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)

Vlorë/ Gruaja hidhet në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)