PS-LSI ndajnë ‘tortën’ e pushtetit
si ndahen zv/ministrat e prefektët

PS-LSI ndajnë ‘tortën’ e pushtetit<br />si ndahen zv/ministrat e prefektët
TIRANE- Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ndarë dhe “tortën” e pushtetit në nivelet e dyta të qeveriesjes.

Përpos Partisë bashkimit për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, që ka marrë tre poste zv.ministrash, atë të ministrit të Jashtëm, Alqi Puli, i të Bujqësisë, Zhvillimit Rual ku emërohet Jani Babi dhe Administrimit të Ujërave si dhe të Mjedisit ku emërohet Oljana Prifti, si dhe një posti zv.ministri nga përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë tek Mirëqenia Sociale dhe Rinisë ku emërohet Gentiana Sula, postetet e tjera i kanë marrë Rama e Meta.

Ndërkohë që partitë e tjera aleate, pra 34 parti, përfshirë këtu PKDSH e Mark Frrokut që ka një deputet, PSD e Skënder Gjinushit, PDS e Paskal Milos si dhe partitë e tjera me peshë elektorale, nuk kanë marrë asnjë post zv.ministri apo prefekti.

PS ka marrë 11 poste zv.ministri, përkatësisht, Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Arbjan Mazniku, zv.ministër i Arsimit e sportit, Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë, Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë e Industrisë, Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Alban Rusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave, Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes, Gentian Elezi zv.ministër i Integrimit Evropian, Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit, Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës dhe Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban e Turizmit.

Ndërkohë që LSI, ka marrë 8 poste zv.ministrash, përkatësisht, Ilirjan Mustafaraj zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Nora Malaj, zv.ministër i Arsimit dhe Sportit, Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë, Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë, Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti e Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes dhe Majlind Lazimi, zv.ministër i Integrimit Evropian.

Ndërkohë që prefektët janë ndarë mes PS dhe LSI në raportet 6 me 4.

PS ka marrë drejtimin e prefekturës së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Kukësit.

Ndërsa LSI ka marrë drejtimin e prefekturës së Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës e Dibrës.

Ndërkohë që prefektët e Vlorës dhe të Lezhës ende nuk janë përcaktuar.

Nga ana tjetër Denar Biba ish-kreu i KQZ që dha dorëheqjen, dhe që u lirua nga detyra para 3 ditësh, u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik. Ndërsa është liruar nga detyra, kreu i AKKP Avenir Peka.
 
KËSHILLI I MINISTRAVE, EMRAT E ZV.MINISTRAVE DHE PREFEKTËVE

PS 11 ZV/MINISTRA
Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit dhe sportit.
Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë.
Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.
Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, (paraplegjike) “Gruaja e guximshme”
Alban Zusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave.
Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes.
Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian.
Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit.
Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës.
Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban e Turizmit.
 
LSI 8 ZV/ MINISTRA
Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë.
Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.
Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti e Infrastrukturës.
Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes.
Majlind Lazimi, zëvendësministër i Integrimit Evropian.
 
PBDNJ 3 ZV/MINISTRA
Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rual dhe Administrimit të Ujërave.
Oljana Prifti, zëvendësministër i Mjedisit.
 
ISH TE PERNDJEKURIT 1 ZV/MINISTER
Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale e Rinisë.
 
PS 6 PREFEKTE
Aljona Mansaku, Prefekt i Qarkut të Tiranës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës.
 
Genc Juka, Prefekt i Qarkut Durrës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Rolant Xhelilaj, Prefekt i Qarkut Durrës.
 
Shkëlqim Murati, Prefekt i Qarkut Të Fierit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Xhevit Bushaj, Prefekt i Qarkut Fier.
 
Elez Maçi, Prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Ram Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Kukës.
 
Shefqet Deliallisi, Prefekt i Qarkut Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Arben Kamami, Prefekt i Qarkut Elbasan.
 
Andrea Mano, Prefekt i Qarkut Korçë lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ardit Konomi, Prefekt i Qarkut Korçë.
 
LSI 4 PREFEKTE
Bujar Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Berat lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Selfo Kapllani Prefekt i Qarkut Berat.
 
Gëzim Sharku, Prefekt i Qarkut Dibër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Melaim Damzi, Prefekt i Qarkut Dibër.
 
Mimoza Çomo, Prefekt i Qarkut Gjirokastër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zamira Rami, Prefekt i Qarkut Gjirokastër.
 
Voltana Ademi, Prefekt i Qarkut Shkodër lirohet nga kjo detyrë e emërohet Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkodër.
 
EMERIMET NE PROKURIME PUBLIKE DHE AKKP

Lirimin nga detyra të Lealba Pelinku si kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila vijon mandatin e anëtarit të këtij komisioni, dhe emërimin si kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik të Denar Biba.
 
Lirimin nga detyra të Avenir Peka si drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

 Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'