TIRANE- Partia Socialiste përshëndeti vendimin e Këshillit të Ministrave për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave me Malin e Zi dhe bën me faj kryeministrin Berisha që Shqipëria ndonëse hyri më shpejt në këtë proces rrezikon të humbë për të tretën herë statusin e të largojë perspektivën evropiane.
“Pasi Berisha nuk ka vullnet për të plotësuar as standardet minimale. Berisa zgjodhi rrugën drejt lindjes dhe jo perëndimit. Nuk ka dyshim se nëse vjet humbi statusin e vendit kandidat për shkak të 4 vrasjeve dhe vjedhjes ditën për diell të zgjedhjeve, këtë vit Berisha po ndjek të njëjtën kahje duke emëruar për president ministrin e Brendshëm dhe për ministër të Brendshëm, ministrën e Brendshëm të partisë shtet.”- tha Ditmir Bushati, deputeti socialsit, njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar për integrimin.
Bushati bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë nga akuzat dhe të bashkëpunojë për përmbylljen një orë e më parë të reformës zgjedhore dhe reformës parlamentare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com