Nesër mblidhet kongresi i PS, votohet asambleja e re! Fokus: Turizmi, antikorrupsioni e mirëqeverisja

Nesër mblidhet kongresi i PS, votohet asambleja e re! Fokus: Turizmi, antikorrupsioni e mirëqeverisja

Kryeministri Edi Rama

Mes sfidës për të riformatuar vetveten dhe për të çuar përpara qeverisjen pas 11 vitesh në pushtet, të dielën Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin.

Në fokus të punimeve që nisin në orën 11 në Pallatin e Kongreseve, do të jenë mirëqeverisja, anti-korrupsioni, si dhe rienergjizimi i partisë, me synimin që selia rozë nuk e fsheh për të qeverisur edhe për një mandat të katërt vendin.

Fjalimi kryesor, sikurse është traditë, do t’i përkasë pikërisht numrit një të socialistëve, Edi Ramës ndërsa fjalë do të mbajnë sipas fushave të përgjegjësisë edhe ministrat e drejtuesit më të lartë të PS.

Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi tha se një fokus të veccantë në diskutime do të ketë turizmi.

‘Pjesa e parë do të jetë me shumë interes, pasi do të flasim për çështjen e shtetit të së drejtës dhe do flasim për gjithë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një yll polar në rajon. Në pjesën e dytë do të zgjedhim anëtarët për Asamblenë Kombëtare që del nga delegatët.’- tha kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi pak ditë më parë në një konferencë për mediat.

Në pjesën e dytë anëtarët e Kongresit Zgjedhor do të votojnë për të zgjedhur Asamblenë e re socialiste. Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit.

Kryeministri Rama pak ditë më parë kërkoi që asnjë drejtor në institucione të ndryshme në nivel vendor e qendror të mos përfshihet në listat për Asamblenë e re Kombëtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 27/07/2024 15:54

    TURIZMI NUK BEHET ME MIRE ME KONFERENCA ,POR ME INVESTIME NE INCENERATORE ,,RRUGE,,,AUTOSTRADA,,,UJESJELLES,,DEBORATORE,PIKA TE PERPUNIMIT TE MBETJEVE TE NGURTA,,, DHE PLANE URBANISTIKE,,,PO KUSH TI BEJE HAJDUTI RAMA+VELIAJ....

    Përgjigju
  • zaka: 27/07/2024 11:50

    bravo te qofte qe po e ben ps me lsi je i madh shih emrat e kongresmeneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore