Partia Socialiste po zhvillon sot në Sheshin "Skënderbej" aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë. E para në listën e PS për Tiranën, inxhinierja Luljeta Bozo kërkoi voton e qytetarëve për PS-në, duke e konsideruar forcën më progresiste në vend. Sipas Bozos, vetëm duke votuar PS-në, çdo qytetar do të jetë i qetë se ka bërë detyrën e tij ndaj familjes dhe vendit.
"Jam krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez që ka punuar me vendosmëri të pashoq për vendin. Një brez i heshtur që ka energjinë dhe pjekurinë për të qenë këshilltarë orë të gjitha fushat e jetës sonë. Ju ftoj të gjithëve të shkojmë të votojmë më 25 prill sepse jemi të lirë të lëvizim në saj të vaksinave që sigurojë qeveria jonë që na dha mundësinë të gëzojmë nipër e mbesa e të gëzojmë jetën me sa më shumë mundësi që kemi, meqenëse armikun e padukshëm po e mposhtim. Jemi në fund të fushatës sonë, që ka qenë brenda të gjitha rregullave, duke patur në vëmendje respektin për njëri-tjetrin. Si gjyshe dhe shkencëtare mendoj se ne nuk duhet të reshtim asnjë minutë punë tonë, të punojmë në mënyrë që të realizojmë me sukses rindërtimin e shtëpive të rrënuara nga tërmeti të mposhtim këtë armik të padukshëm dhe të ndërtojmë rrugë, me porte e aeroporte dhe të bëjmë që nipërit e mbesat tona të gëzojnë Shqipërinë tonë. Vota jonë është shumë e rëndësishme, është e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, për PS që është forca më progresiste në vendin tonë dhe në këtë mënyrë do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë, ndaj familjes ndaj vendit tonë", tha ajo.
Lajmi kryesor:
PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni Berisha! Basha duket europian, por është korrier i të kaluarës (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Tiranë/ Operacioni 'Catch', kapen dhe ndalohen 5 persona të shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, dhunë në familje dhe vjedhje
22 Janar, 10:56
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47