PS me laps në dorë, evidenton
votuesit ne listat zgjedhore

PS me laps në dorë, evidenton<br />votuesit ne listat zgjedhore
Partia Socialiste ka nisur praktikisht fushatën intensive dhe konkrete në terren për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të gjitha degët janë duke punuar tashmë me listat zgjedhore për të evidentuar votuesit potencialë.

Siç shihet nga këto foto të sjella nga “Shqiptarja.com”, degët socialiste janë me “laps në dorë” duke kontrolluar listat e votuesve të lagjeve, pallateve dhe zonave. Në këtë proces evidentohen votuesit potencialë të PS-së, të pakënaqurit me partitë e tjera, votuesit e lëkundur dhe zgjedhësit e rinj, me qëllim kontaktimin e tyre dhe bindjen për të votuar PS-në.

Për secilën nga degët, zyrat qendrore të PS-së kanë printuar listat zgjedhore të rifreskuara e të grupuara sipas Zonave të Administrimit Zgjedhor. Çdo kryetar dege ka marrë dosjen e vetë me emrat e votuesve dhe të dhënat e tyre, me qëllim fillimin e evidentimit të votuesve shtëpi më shtëpi. Ky proces që në gjuhën partiake quhet “krehje e zonës” parashikon evidentimin e të gjithë votuesve potencialë të partisë, lidhjet e tyre familjare, kategorizimin sipas personave të strukturës së partisë që mund të garantojë kontaktimin me ta, evidentimin e votuesve të lëkundur dhe gjetjen e rrugëve të marrjes së votës së tyre. Mësohet se me porosi të Ramës kjo punë do të fillojë menjëherë në të gjithë vendin.

Pjesë e porosive ka qenë dhe urdhri i selisë qendrore të PS-së që për çdo bashki, të hapen dhe të shtohen zyrat e partisë, të mbahen hapur dhe të ketë në to njerëz në çdo kohë për të pritur qytetarët dhe për të adresuar shqetësimet e tyre. Kjo çështje është marrë në dorë nga të deleguarit në qarqe të cilët janë të shpërndarë nëpër zona. Njëkohësisht po vijon dhe shpërndarja e kartave të reja të anëtarësisë për të gjithë anëtarët është një proces që duhet të përfundonte në dhjetor. Në këtë aspekt po kryhet evidentimi i anëtarëve realë dhe pastrimi i listave nga anëtarët fiktivë, të cilët mund të mos jetojnë më, mund të mos jenë më aktivë në PS ose mund të kenë ndryshuar vendbanim.

Shpërndarja e kartave të reja të anëtarësisë bëhet në mënyrë ceremoniale në çdo njësi administrative duke testuar dhe një herë 5 muaj para zgjedhjeve besnikërinë e anëtarësisë dhe gatishmërinë e tyre për të vijuar angazhimin politik pranë PS-së. Hapja e partisë ndaj elementëve të rinj, kryesisht intelektualëve, njerëzve me ndikim në komuniteti (si mësuesit, mjekët apo biznesmenët) është porosia tjetër që Edi Rama ju ka dhënë 61 kryetarëve të degëve. Kujdesi që në çdo qendër votimi të ketë të paktën 10 anëtarë PS-je me pjesëmarrje të domosdoshme të të rinjve dhe femrave po vijon paralelisht me anëtarësimet e reja. Akoma PS nuk ka arritur objektivin e 150 mijë anëtarëve sikundërse kishte vendosur Rama si objektiv.

Përafërsisht, PS numëron aktualisht rreth 95 mijë anëtarë. Një risi e këtij organizimi elektoral është zgjedhja e sekretarit digjital për çdo degë. Ky person krijon grupe komunikimi duke përdorur aplikacionet e reja të teknologjisë, për tu shpërndarë mesazhin më lehtë të gjithë anëtarëve apo strukturave.

Çdo strukturë, që nga grupi i 61 kryetarëve të degëve, sekretariati, kryesia e madhe, apo kryesie e bashkisë, janë të përfshirë në një grup në Viber apo në WhatsApp, dhe marrin menjëherë komunikim nga Edi Rama në rastin e 61 kryetarëve, kryesisë apo sekretariatit, apo nga kryetari i degës në rast të strukturave lokale. Kjo thjeshton komunikimin me të gjithë, është në hapin e kohës dhe rrit pjesëmarrjen e të gjithëve.
 
Listat
Ky proces që në gjuhën partiake quhet “krehje e zonës” parashikon evidentimin e të gjithë votuesve potencialë të partisë, lidhjet e tyre familjare, kategorizimin sipas personave të strukturës së partisë që mund të garantojë kontaktimin me ta.

Të deleguarit sipas qarqeve:
Saimir Tahiri  Tiranë
Vangjush Dako Durrës
Taulant Balla Elbasan
Niko Peleshi Korçë
Damian Gjiknuri Vlorë
Bledi Çuçi Gjirokastër
Gramoz Ruçi Fier
Blendi Klosi Berat
Lindita Nikolla Lezhë
Ditmir Bushati Shkodër
Mimi Kodheli Dibër
Ilir Beqja Kukës

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit