GËRDEC – Përfaqësues të opozitës do të jenë sot në Gërdec në kujtim të 4 vjetorit të tragjedisë. Kryesocialisti Rama dhe deputetë të kësaj partie do të mbërrijnë pranë zonës së ish kraterit të shpërthimit të 15 marsit 2008, rreth mesditës e më pas do të vizitojnë familjen e Edison Durdës. Burimet zyrtare thanë se vizita do të jetë një homazh i heshtur për 26 viktimat, por edhe një shenjë proteste për drejtësinë e munguar për gjithcka ndodhi 4 vjet më parë.
Të martën kryetari i PS, Edi Rama e cilësoi si zhgënjyes vendimin e Gjykatës së Tiranës për 29 të pandehurit e tragjedisë.
“Sot, një ditë pas procesit të tragjedisë së Gërdecit, drejtësia ka vazhduar që të trondisë opinionin publik. Ishte skandaloze që nuk u dënua askush për vrasje, duke qenë se humbën jetën 26 persona, por për dëmtim prone. Ky vendim ishte zhgënjyes për të gjithë”, tha ai dy ditë më parë.

(aq/shqiptarja.com)