PS në Universitetin e Kamzës
për zhvillimin rural të integrua
Në kuadrin e takimeve Rruga e Programit, Komisioni i Programit për Çështjet Sociale në Partinë Socialiste, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamzë.
TIRANE - Në kuadrin e takimeve Rruga e Programit, Komisioni i Programit për Çështjet Sociale në Partinë Socialiste, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamzë. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale Prof. Ethem Ruka, Kryetari i Komisionit të Programit të PS për Çështjet Sociale Prof. Kosta Barjaba, dhe anëtarja e këtij komisioni Prof. Natasha Hodaj, paraqiten disa aspekte themelorë të Programit Social të PS.
Prof. Ethem Ruka foli mbi politikat e ardhshme të qeverisjes socialiste në fushën e zhvillimit të integruar rural, duke pasur në fokus rritjen e produktivitetit të punës në bujqësi dhe të konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare. Këto do të krijojnë kushte për përmirësimin e cilësisë së jetës në fshat dhe zonat rurale, sipas tij. Mjeti më i fuqishëm për përparimin e fshatit dhe të bujqësisë, nënvizoi Prof. Ruka, është zhvillimi dhe përvetësimi i dijeve dhe mjeshtërive të punës.
Prof. Kosta Barjaba zbërtheu disa nga aspektet e programit social, me fokus të veçantë në përmirësimin e cilësisë së jetës, të politikave dhe shërbimeve në zonat rurale. Sinergjia midis zhvillimit bujqësor dhe jobujqësor, nënvizoi Barjaba, në Programin tonë është e plotësuar nga sinergjia midis ndërtimit të politikave sociale dhe rrjetit të shërbimeve sociale edhe në fshat. Programi socialist synon të zbatojë politika sociale aktive, përparësia e përparësive të të cilave do të jenë politikat e punësimit. Politika më e mirë sociale, në vizionin e PS, është krijimi për të gjithë i mundësive për të punuar. Rrezja e veprimit të shërbimeve sociale, e cila sipas PS është aktualisht shumë e kufizuar, gjatë qeverisjes së ardhshme socialiste do të arrijë në edhe në skajet më të largëta të vendit.
Prof. Natasha Hodaj, pedagoge në UBT, nënvizoi rendësinë që ka arsimi dhe formimi profesional në zhvillimin e bujqësisë dhe ndërtimin e një cilësie më të mirë jetese në zonat rurale.
Të tre prezantuesit e Programit iu përgjigjën interesimit të studentëve dhe pedagogëve për më shume detaje nga programi socialist, pyetjeve të tyre për aspekte specifikë të Programit si edhe mirëpritën rekomandimet e studentëve dhe pedagogëve të UBT për përmirësimin e këtij Programi. Programi socialist, nënvizoi në fund të takimit Kosta Barjaba, po hartohet gjatë një procesi konsultimi aktiv dhe funksional me qytetarët dhe publikun, pra në një kantier pune dhe kontributesh të përbashkëta dhe plotësuese. Ky Program mban autorësinë e qytetarëve shqiptarë, thuhet në një komunikatë për shtyp të selisë rozë.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46