PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet/ Zbardhet urdhri për strukturat: Shkoni derë më derë dhe bindni të lëkundurit

Nesër do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ku pritet që të merren disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019. Report Tv ka zbuluar kalendarin e veprimtarive kryesore organizative të strukturave të partisë socialiste për zgjedhjet, që pritet të miratohet nesër. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi PS kërkon nga degët që brenda 15 janarit të dorëzojnë regjistrin e anëtarësisë, ndërsa deri në fund të muajit të parë të vitit të ri të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve.

Deri në mars urdhërohet të përfundojë procesi për riformatimin e organizatave socialiste. E ndërsa në 30 mars do të mbahet Kongresi i PS, në vazhdim zyrtarisht veprimtaria e kësaj force politike do të vendoset në shërbim të zgjedhjeve vendore. Në dokument specifikohet kërkesa për bindjen e të lëkundurve përmes takimeve derë më derë. Duke u ndalur te kandidatët për zgjedhjet lokale, PS kërkon nga degët organizimin e takimeve elektorale me kandidaturat për kryetarë të bashkive, përfaqësues të PS. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm.

 

Kalendari i veprimtarive kryesore organizative te strukturave të partisë socialiste që pritet të miratohet nesër në Asamblenë e PS

1. Deri në 15 janar 2019, të përgatitet dhe dorëzohet regjistri i anëtarësisë dhe i strukturave të partisë për cdo bashki dhe strukturë në përbërje të saj për vitin 2018.

2. Deri në fund të muajit janar 2019 të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve sipas skemës së miratuar në nivel bashkie, Nj Ad në përbërje të saj dhe sidomos për cdo OS-QV.

3. Në periudhën 5 janar- 5 mars 2019 në të gjithë vendin do të kryhet dhe përfundojë procesi për riformatimin e OS në zbatim të vendimit të AK të Partisë.

4. Në funksion të vendimit të AK për riformatimin e OS brenda datës I5 Janar të zhvillohen mbledhjet e AS të bashkive, ndërsa brenda datws 25 janar te zhvillohen mbledhjet e KS të njësive administrative dhe mbledhjet në OS të bashkive.

5. Brenda muajit Prill 2019 të përfundojë riorganizimi i strukturave vendore rinore.

6. Në muajin Mars e në vazhdim veprimtaria e strukturave të partisë do të vihet në shërbim të përmbushjes së detyrave elektorale për kurorëzimin me sukses të zgjedhjeve të reja për pushtetin vendor.

•Në njohjen e verifikimin e listave të zgjedhësve për cdo QV;

.Në organizimin e sistemit të patronazhit të anëtarëve dhe përkrahësve të partisë;

.Ne organizimin e zhvillimin e kontakteve me zgjedhësit, të punës derë në derë, të takimeve me komunitetin në lagje dhe fshatra.

•Në zhvillimin e një pune intensive sqaruese në vijimësi dhe me intensitet me qytetaret, sidomos me ata të lëkundurit;

•Në organizimin e takimeve elektorale me kandidaturat për kryetarë të bashkive, përfaqësues të PS;

.Kontakte në vazhdimësi dhe tërheqje e informacionit të përjavshëm nga strukturat vendore të partisë për ndjekjen e veprimtari se dhe plotësimin e detyrave politike, organizative dhe elektorale nga ana e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gafurri: 28/12/2018 01:46

    POPULL SHQIPETAR VOTONI PER KE TJU DOJE ZEMRA VETEM PER ED RAMEN NJE JOOO TE MADHE ME TE ZENE FRIKA ME ARDH NE SHQIPERI NGA LYPSARET E RUGEVE RILINDJA E RAMES ESHTE VETEM PER NJE PAKICE DUHET TA KUPTOJNE PENCIONISTET NJEREZIT ME ASISTENCE PUNETORET E THJESHTE TE PA PUNET QE TE VOTOSH SOT PER RILINDJEN ESHTE TE VRASESH TE ARDHMEN E FEMIJEVE

    Përgjigju
    • Ardi: 28/12/2018 09:14

      Gafur të uroj shëndet! Por një gjë doja të të thoja, ata jan plehra të gjithë asnjë nuk vlen për tu votuar.

  • Kadriu: 27/12/2018 23:50

    TE VOTOSH SOT PER PS ESHTE NJELLOJ TI HAPESH VARRIN VETES POSHTE FARA E KEQE E RILINDJES U GENJYM DY HERE ME RADHE

    Përgjigju
  • Populli: 27/12/2018 17:23

    Ne te pakenaqurit qe jemi shume e me shume nuk mund gabojme perseri sepse na keni mashtruar ketu perfshijme armaten e tere socialisteve te zhgenjyer , armaten e ish ushtarakeve qe I keni diskredituar

    Përgjigju
  • rfedwsa: 27/12/2018 15:04

    hajdeni ke dera ime o legena ps pd lsi po sju perdhunova

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi