SHKODËR- Partia Socialiste ngre dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri raporton se një prej komisioneve do të jetë partiak me 4 anëtarë:Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pellumbi dhe Musa Ulqini. Ndërsa komisioni tjetër do të jetë qytetar me 13 anëtarë të cilët ende nuk janë përcaktuar.

Ngritja e komisioneve vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Komisionet do të merren me emërimin e drejtorëve të rinj të qarkut Shkodër. Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë ndërsa në ditët në vijim do të dorëhiqen edhe drejtorët e drejtorive të tjera në qarkun e Shkodrës. Kjo do të pasohet nga seleksionimi i drejtuesve aktualë në bazë të kontributit dhe performancës jo vetëm në drejtorinë ku kanë qenë të emëruar por edhe në partinë socialiste.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër:
-Kadri Ymeri - Drejtor i DAR Shkodër
-Ardian Dajti - Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
-Mustaf Kraja - Drejtor i Bujqësisë Shkodër
-Luan Heta - Drejtor i HEC Vau Dejës
-Edmond Emini - Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
-Agim Dardha - Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
-Astrit Beci - Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
-Fuat Alibali – Drejtor i OST
-Agim Shimaj -Drejtor i Hetimit Tatimor

Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.