PS, nis fushatën e anëtarësimit
në Tiranë, Tahiri: Do e dyfishojmë
Kryetari i kësaj dege, Sajmir Tahiri beson se riorganizimi dhe anëtarësimet e reja do të sjellin dhe fitoren e zgjedhjeve të ardhme parlamentare në kryeqytet.
TIRANE-Dega e Partisë Socialiste në Tiranë mbyll fazën e riorganizimit të strukturave të Partisë, dhe nis zyrtarisht fushatën e anëtarësimeve në kryeqytet. Kryetari i kësaj dege, Sajmir Tahiri beson se riorganizimi dhe anëtarësimet e reja do të sjellin dhe fitoren e zgjedhjeve të ardhme parlamentare në kryeqytet.
“Ne po punojmë që të fitojmë në çdo njësi të Tiranës me një rezultat spektakolar."- tha Tahiri duke shtuar se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të dyfishuar anëtarësinë e Partisë Socialiste në Tiranë.
Do të ngrihen 11 pika anëtarësimesh në 11 Njësitë e Tiranës si dhe 2 pika të lëvizshme po për këtë qëllim. Përgjatë një muaji, zyrat e PS në çdo njësi do të jenë të hapura pa pushim, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës .
Deputeti socialist ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen me PS për të punuar e kontribuar “për të nxjerrë Shqipërinë nga gremina e rrënimit.”
Ai ftoi dhe sipërmarrësit, të cilët, sipas tij, u mashtruan nga premtimi i kryetarit i bashkisë, Lulzim Basha mashtroi sipërmarrësit kur u premtoi se do iu përgjysmonte taksat “Sot taksat për sipërmarrësit e Tiranës i ka dyfishuar. Sepse ky është modeli i Sali Berishës, e pas tij, sigurisht i të gjithë të tjerve nën të. “- tha Tahiri.
Sipas kreut të degës PS fushata e anëtarësimeve në Tiranë është rruga jonë për t’u bërë bashkë me ata që nuk pranojnë rrënimin që ofron qeveria e Sali Berishës, por duan mundësi të reja për veten, familjen, Shqipërinë e shqiptarët. “Duke bërë një përmbledhje të punës Tahiri tha se për qëllimin e riorganizimit konsolidimit dhe modernizimit të strukturave të PS nga baza në qëndër, janë zhvilluar mbi 460 mbledhje, në çdo cep të Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51