PS nis programin elektoral për Rininë
Muçaj: Rezoluta, vettingu ynë!

PS nis programin elektoral për Rininë<br />Muçaj: Rezoluta, vettingu ynë!
Partia Socialiste ka nisur punën për hartimin e programit elektoral 2017 thuajse në çdo sektor, por programi për rininë duket se është thuajse gati. FRESSH miratoi në Samitin e Studentëve një rezolutë me parimet kryesore që do të përbëjë dhe shtyllën programore për rininë.

Një prej organizatorëve të Samitit të Studentëve, Françesko Muçaj thotë se kjo rezolutë do të jetë vettingu i rinisë, duke bërë një analogji me reformën në drejtësi.

“Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, Piramida e Harresës shërbeu si vendi për mesazhin e "Reflektimit tonë si Rini" për tu bashkuar në interes të zhvillimit ekonomik, kulturor,profesional dhe akademik. Rruga drejt BE po vjen drejt finalizimit, e tashmë jemi ne që do fillojmë VETTING të shoqërisë dhe politikës së re. Duke Bashkëpunuar dhe Marrë Përgjegjësi, duke ndarë Vizione e Projekte, duke bashkuar faktorin rinor e shqiptar me iniciativën e nëpërmjet vizionit tonë si FRESSH. Jemi shumë të lumtur që Rezoluta dhe Memorandumi i Bashkëpunimit përmbanin vlera, parime dhe struktura që përmbledhin synimet e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, Malit i Zi, Maqedoni e Kosovë. Qeveritë Studentore, Studentë, Profesionistë e Pedagogë të Rinj, të gjithë bashkë do të jemi velierët e zhvillimit sipas vizioneve, kapaciteteve e zgjidhjeve të shumëdëshiruara. Rinia e Kosovë-Mal i Zi-Maqedoni-Shqipëri tashmë do ecin përkrah me një lidership e projekt të përbashkët”,-shkruan Muçaj në Facebook. 

REZOLUTA E PLOTË
Samiti i Studentëve 
Forumi Eurosocialist i Shqipërisë
Partia Socialiste e Shqipërisë 
17 Nëntor 2016
Rezoluta 0001 ( 2016 )

E miratuar nga Samiti i Studentëve me propozim të Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë(FRESSH) dhe bashkëpunimin e Qeverive Studentore dhe Organizatave Rinore dhe Studentore në 17 Nëntor 2016. 

Forumi Eurosocialist i Shqipërisë,
Duke u nisur nga normat e statutit të tij, nga qëllimi i krijimit dhe funksionimit, nga modeli dhe kohezioni social dhe rinor që synon të sjellë në çdo komunitet dhe qytet,
Duke riafirmuar parimet më të pastra, të forta dhe sinqerta të unitetit, zhvillimit shoqëror, bashkëpunimit dhe bashkëhartimit të një të ardhmje të denjë dhe sfiduese me dhe për të gjithë të rinjtë anembanë Shqipërisë, 
Duke nënvizuar faktin se ky realitet është produkt i 25 viteve sfida të përballura në mënyrë spontane, të paorganizuar dhe vijueshmërisht pa përballje me faktorët limitues, 
Duke studiuar të gjithë faktorët që pengojnë, limitojnë dhe vështirësojnë karierën studentore dhe aktivitetin rinor, limitimin e shfrytëzimit të plotë të të drejtave, faktorët që ndikojnë në cilësinë e jetës studentore, didaktikën, pjesëmarrjen dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore – artistike dhe sportive, si dhe infrastrukturën ndihmëse të aktivitetit universitar, 
Duke marrë përsipër atë lloj përgjegjësie sociale për hendekun e krijuar këtë periudhë, sado e sado e shkurtër qoftë ajo, 
Nisur nga vizioni ynë i përbashkët, për një Shqipëri të Zhvilluar dhe me Demokraci të fortë, Ekonomi të Zhvilluar, Mbrojtje Sociale dhe Shoqërore për të gjithë, Shtet të së Drejtës, vend të orjentuar drejt Progresit Teknologjik dhe Arsimor, Integrimit në Bashkimin Evropian nëpërmjet Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër,
Duke qenë të ndërgjegjshëm se është momenti që jo vetëm ne si forum politik rinor, por nëpërmjet dhe bashkë me ne, të gjithë studentët dhe e gjithë rinia, duhet të jemi forca e parë që do të bëjë ndryshimin e realitetit social, përimrësimin e aktivizmit civil, mbrojtjen dhe promovimin e zhvillimit, eksplorimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe profesional, se ndryshimi nuk vjen nga lartë por ndryshimi realizohet çdo ditë në klasat, shkollat, qytetet, fshatrat, aktivitetet, lagjet dhe grupet tona shoqërore, 
Dhe në bazë të 8Kapitujve ( tetë kapitujve ) të Relacionit të studimit të çështjeve, problematikave, realitetit shoqëror, institucional, administrativ, ekonomik, arsimor dhe integrimit në çdo sferë dhe aktivitet social – kulturor, artistik – sportiv të jetimëve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, FRESSH , 
1. Vendosi të shtrij edhe për dy muaj kërkimet dhe analizimin e të gjithë realitetit dhe kushteve sociale, shoqërore, administrative, të realitetit të sotëm lidhur me vështirësitë dhe mangësitë e sistemit, 
2. Merr përsipër të përfshij në propgramin e tij politik mekanizmat, zhjidhjet dhe advokimin publik politik të çështjeve të të rinjve dhe studentëve, të tejçojë në strukturat dhe grupet e punës për Qeverisjen, të Partisë Socialiste, të gjitha shqetësimet, propozimet, idetë, projektet dhe draft – propozimet për çdo temë në interes të fuqizimit të rinisë, 
3. Është në kontakt me Bashkinë Tiranë për zgjerimin e fushave në të cilat do të kenë lehtësime dhe përparësi studentët nëpërmjet Kartës së Studentit, për përshpejtimin e proçedurave për njojtjen dhe miratimin e kësaj karte, 
4. Në bashkëpunim me MMSR, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Bashkitë Durrës, Vlorë, Elbasan po diskuton draft – projekte dhe mundësi për aktivitete rinore, artistike, kulturore, sportive, 5. Me strukturat dhe grupet e punës së Partisë Socialiste do të parashikojë dhe integrojë në programin qeverisës 2017 – 2021 modele të reja për fuqizimin ekonomik, kualifikimin profesional, punësimin, intershipe në vende të ndryshme të BE,
6. Me Organizata dhe grupie të ndryshme studentore dhe rinore së bashku me Specialistë të Ministrisë së Arsimit do të bëjë informim mbi ligjin e “ Arsimit Universitar “, si dhe së bashku mund të propozojmë Amendime të cilat mund ta Përafrojnë sistemin me nevojat tona,
7. Bashkë me të gjithë të rinjtë dhe studentët do përmirësojmë kushtet ambienteve të përbashkëta, te strukturat qeverisëse do të propozojmë projekte dhe kërkesa për hapësira rekreative dhe aktivitete të larmishme në çdo qytet,
8. Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë do të jetë Promotori, përfaqësuesi dhe hartuesi i Ambicjeve dhe interesave të të rinjve dhe studentëve Për shoqërinë dhe të ardhmen që aspirojmë, do të jetë Forca që çdo moment do të furnizojë Qeverinë dhe Pasurojë Programin e saj me idetë e rinisë, 
9. Merr përsipër që së bashku me Qeveritë Studentore, Organizatat Rinore të konstituojë një Njësi që do të ndjekë nga afër zbatimin e normave të kësaj rezolute, implementimin e projekteve të përbashkëta, punimin e programit të forumit dhe si përfshirjen në projektet e ardhshme të propozimeve të tyre sipas nevojave që kanë, do të kostituohet Njësia Rinore për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja