TIRANE - Aksioni i INUK në kryeqytet për shembjen e objekteve pa leje, është bërë “molla e sherit” mes deputetëve të majtë të Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Bashkisë së Kryeqytetit.
Selia rozë, në një komunikatë për shtyp, hodhi poshtë akuzat e PD se aksioni i INUK po bëhet me veprime selektive duke mos prishur objekte që kanë lidhje me deputetët e majtë, dhe konkretisht me kryeministrin Edi Rama. Sipas deputetëve të PS, objektet e denoncuara nga opozita, janë legalizuar në mënyrë kriminale nga vetë PD në kohën kur ishte në qeveri, dhe se prishja e tyre do të kishte një kosto të papërballueshme për momentin.
Gjithashtu i rikujtohet kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se është detyrë e këtij institucioni që ai drejton që të shembë këto objekte, por se sipas tyre kjo nuk ndodh për shkak se Basha ka lënë pas dore Tiranën duke u marrë më shumë me Partinë Demokratike, në cilësinë e tij si kryetar.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë së kryeqytetit, e cila këtë deklaratë të deputetëve të mazhorancës e ka cilësuar si mbrojtje të paligjshmërisë dhe aferave klienteliste.
PS: Objektet e pashembura me tapi nga PD, detyrë e Bashës t'i prishë!
Partia Socialiste ka reaguar lidhur me akuzat e bëra ditët e fundit nga Partia Demokratike, me pretendimin e kësaj të fundit se në e INUK në Tiranë për prishjen e objekteve pa leje, shembja e tyre bëhet në mënyrë selektive, për shkak të aferave klienteliste.
Përmes një komunikate për shtyp, deputetët e PS së kryeqytetit, teksa mbështesin aksionin e INUK për çlirimin e rrugëve dhe trotuareve, theksojnë se objektet e denoncuara nga PD, janë të legalizuara në mënyrë kriminale, nga kjo parti sa ishte në pushtet. Sipas deputetëve të majtë, kostoja e shpronësimit të këtyre objekteve është e papërballueshme nëse do të merrej vendimi që ata të prisheshin.
Në këtë kontekst, PS i drejtohet opozitës që të kërkojë falje për legalizimin e këtyre objekteve, duke i etiketuar si “prej betoni që ka mbjellë dhe hipotekuar në kurrizin e komuniteteve”
“Si përfaqësues të kryeqytetit në Kuvend ne e mbështesim plotësisht veprimtarinë e INUK-ut për t'i çliruar më në fund rrugët e trotuaret nga pushtuesit e paligjshëm që po u marrin frymën prej vitesh banorëve të kryeqytetit. Por duke verifikuar akuzat e PD në komunitetet tona, kemi nxjerre një konstatim dhe një pyetje. Së pari, rezulton që në jo pak raste ndërtime të mbetura pa prishur aty ku ka kaluar INUK-u janë me tapi që rezultojnë prej legalizimit të bërë nga qeveria e mëparshme. Legalizime vërtet kriminale që jo vetëm kanë krijuar pronarë mbi trotuare po kanë krijuar edhe një faturë shpronësimi të papërballueshme për shtetin nëse do të prisheshin sot për sot. Kjo do të thotë se PD jo s'duhet të flasë, por duhet të kërkojë ndjesë për këto turpe prej betoni që ka mbjellë dhe hipotekuar në kurrizin e komuniteteve.” theksojnë deputetët e PS
Duke vijuar më tej, Partia Socialiste në reagimin e saj i rikujton opozitës se ata kanë ende drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por shtron pyetjen nëse kjo gjë është harruar nga selia blu, për faktin se Lulzim Basha është njëkohësisht edhe kreu i PD. Në këtë kuadër, deputetët e mazhorancës, nënvizojnë se prishja e objekteve që ata vetë denoncojnë është detyrë parësore e Bashkisë, por se sipas socialistëve Basha e ka harruar kryeqytetin.
Lidhur me të gjitha këto, deputetët e mazhorancës, i bëjnë thirrje kreut të Bashkisë Basha, që të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre është për të ardhur keq që bashkia është katandisur pa kryetar.
“Së dyti, PD e di që e ka ende drejtimin e Bashkisë së Tiranës apo e ka harruar edhe ajo për shkak të braktisjes së detyrës së kryebashkiakut nga Lulëzim Basha që kur u bë kryetar i PD-së? Jo më kot ne kemi thënë me kohë se Lulëzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi e ka lënë bosh vendin që mori me zor. Por sot u themi kolegëve tanë deputetë të Tiranës t'ia kërkojnë Lulit t'i prishë të gjitha ato që nxirrni në fotografi të selia, sepse kjo është një detyrë parësore e Inspektoriatit të Bashkisë. Është vërtet për të ardhur keq se ku është katandisur Bashkia pa kryetar dhe opozita me kryetarin që ka!” përfundojnë deklaratën e tyre, deputetët e Partisë Socialiste.
Bashkia e Tiranës: Deputetët e majtë po mbrojnë paligjshmërinë
Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga deputetët e PS për kryeqytetin, ku sipas këtyre të fundit, akuzat e opozitës për aksionin e INUK se po shemben objekte selektive, janë të pabaza, pasi objektet në fjalë janë legalizuar nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet. Po ashtu sipas deputetëve të majtë, është detyrë e kreut të Bashkisë Lulzim Basha që të shembë këto objekte, por se sipas tyre ai e ka harruar detyrën e tij si kryebashkiak dhe merret me kryesinë e PD.
Sakaq në reagimin e saj Bashkia e kryeqytetit, shprehet se me këto deklarata, deputetët e majtë kërkojnë të mbrojnë plaigjshmërinë. Duke vijuar ta cilësojë aksionin e INUK si veprim selektiv, bashkia e kryeqytetit thekson se në këtë mënyrë janë mbyllur mijëra vende pune.
Po ashtu në deklaratën për shtyp, i bëhet thirrje deputetëve të majtë të mos mbrojnë paligjshmërinë, por të përmirësojnë jetën e qytetarëve që sipas Bashkisë së Tiranës, po përkeqësohet çdo ditë.
“Bashkia e Tiranës i bën thirrje deputetëve të Tiranës të mos mbrojnë paligjshmërinë. Shkatërrimet selektive të Ramës po mbyllin qindra vende pune, ndërsa klientët e Ramës ndërtojnë pa leje e mbrohen nga Kryeministri. Roli i deputetëve është të mbrojnë interesat e qytetarëve, jo të kthehen në skllevër të bindur të pabarazisë para ligjit dhe të paligjshmërisë që po vret sigurinë juridike dhe mijëra vende pune. Deputetët t’i kërkojnë Ramës të zhbllokojë investimet, të zhbllokojë ndërtimin e bulevardit, tramit, terminalit dhe investimeve të tjera publike që hapin vende pune dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve. Deputetët socialistë t’i kërkojnë Kryeministrit të mos rrisë taksat dhe çmimin e energjisë. Ky është interesi i qytetarëve dhe jo retorika boshe politike.” thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO