TIRANE – Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, mashtron mbi rrugët duke numëruar në arritjet e Qeverisë edhe ato të nisura nga ish-qeveria socialiste. Ky është reagimi i Artan Lame, kreu i grupit të punës për Infrastrukturën në PS, i cili në një konferencë për shtyp pasditen e sotme përgënjeshtroi deklaratat e ministrit Olldashi dhe foli për “përllogaritje në nivele grotesku”.
Sipas Lame, demokratët luajnë me formën e matjes së sukseseve, pasi “po ndryshove mënyrën mund ta nxjerrësh edhe 19 mijë km” shifrën e rrugëve të shtruara. Sipas tij, në kilometrat e ministrit Olldashi, “numërohen edhe rrugët e bëra në 2005-2009, gati të gjitha të nisura e kontraktuara nga qeveria socialiste e mëparshme”. “Nuk mund t’i futësh në xhepin e Berishës këto rrugë”, tha Lame.
Sipas tij, “rrugët nuk maten me numër, rrugët maten me kilometra”. Ndërsa përsa i përket shifrave mbi autostradat në Shqipëri, disa qindra kilometra sipas ministrit, Lame tha se në vendin tonë “s’ka asnjë centimetër autostradë. Shumica e autostradave të përmendura nga Olldashi nuk janë as superstrada” sepse kanë probleme me standartet.
HILET E POLICISE ME AKSIDENTET
Artan Lame më pas ka folur edhe për numrin e aksidenteve në vend. Sipas tij, nga viti 2010 në vitin 2011, “numri i aksidenteve është rritur dukshëm: janë rreth 300 aksidente më shumë”.
Ai deklaroi autoritetet mundohet të zvogëlojnë numrin në mënyre artificiale dhe në këtë “lojë” është përfshirë edhe Policia. “Të mos harrojmë hilet e pista nga drejtuesit e policisë në raportimin e aksidenteve – shpjegoi Lame – të gjithë ata që humbasin jetën jo në vendin e aksidentit por më mbapa, rrugës apo në spital, [policia] nuk i rregjistron si humbje jete në aksidente”.
Sipas Lames problemet në infrastrukturë nuk kanë të bëjnë me një mungesë strategjish. “Olldashi dhe qeveria e tij kur erdhën në pushtet gjetën një tufë strategji. Nuk ka një masterplan që t’i lidhi të gjitha këto”, shpjegoi Lame.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama: Mungesa e Shtetit, vrasësi më i madh rrugëve