Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. 

Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha

"Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij", tha Balla.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

Ndërsa më 22 korrik 2022 Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për këto vendime, Sali Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama, ish kreun e PD Lulzim Bashën e diplomatë amerikanë se kanë lobuar në Britani dhe SHBA. Por ndryshe nga më parë kur kish premtuar se nuk do ta përfshinte PD në betejën për emrin e tij, këtë herë është i vendosur që hapat për të kundërshtuar Non Gratan e Mbretërisë së Bashkuar ta bëjë si kryetar i PD, ndonëse as gjykata nuk e njeh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
PS paralajmëroi ndryshime në Kuvend, Boçi ironizon Ballën: Ish-sekretari i ish-partisë Komuniste i shqetësuar për praninë e Berishës

1660584683_16549404058000LucianoBoci.jpg

Pasi Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi do të adresojë çështjen e pjesëmarrjes në seancat Parlamentare të Sali Berishës, që sipas Ballës janë të papranueshme, ka reaguar pjesëtari i Rithemelimit, Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi tha se Taulant Balla, “Ish-sekretar i përgjithshëm i partisë ish-komuniste”, nuk ka të drejtë të vërë në diskutim pjesëmarrjen e Sali Berishës “shëmbësit të diktaturës” në Kuvend.

Boçi e paralelizoi kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë në Komunizëm, që firmoste për ekzekutimin e poetëve, si Havzi Nela.

 “Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve. Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit! Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”, shkroi Boçi.