TIRANE- PS akuzon mazhorancën se po shkel Kushtetutën me bllokimin që po i bën mandatit të ish-deputetes Rudina Seseri. Deputeti i kësaj partie, Damian Gjiknuri, deklaroi sot për mediat, se pretendimet që ngre mazhoranca për këtë cështje janë të pabaza. “Kur mandati i deputetit refuzohet, atëherë ai i kalon pasardhësit. Kur kjo zgjidhje refuzohet nga mazhoranca atëherë është shkelur Kushtetuta dhe demokracia e vendit”- ka theksuar Gjiknuri duke shtuar gjithashtu se kjo është përpjekje e PD do t’i marrë mandatin e deputetit PS-së.
“Nuk ka nevojë për intepretim nga Gjykata Kushtetuese sepse ka një vendim të saj në vitin 2000, sipas të cilit nuk lejohet të kandidojë si deputet personi që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë. Qëllimi i mazhorancës është për të mbajtur peng mandatin ose për të cuar në zgjedhje Fushë-Krujën. Këto janë të papranueshme nuk i lejon Kushtetuta. Është shkelja më flagrante dhe ulëritesë e Kushtetutës. Mandati është i pandëprerë, i takon opozitës pasi zoti Bardhi e refuzon atë. Ky është rasti më i rëndë, për herë të parë në Shqipëri po tentohet që opozitës t’i mbahet peng një numër, në prang të një vendimmarrje të rëndësishme.” - tha Gjiknuri.
PD: MANDATIN NUK PO IA VJEDH NJERI
Në kundërpërgjigje deputeti demokrat Eduard Paloka thotë se PS po bën zhurmë dhe se gjithcka është e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
“PS po bën zhurmë, pasi mandatin nuk po ua vjedh njeri. PS t'i drejtohet gykatës për të zgjidhur ngërcin”.
Ndërkaq deputeti i PD Enkeljed Alibeaj në lidhje më këtë cështje pretendon se “Gjon Bardhi duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës. Nga ky moment ai mandatohet dhe është i aftë për t’u paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera, dhe në këtë rast ndodh që mandati i kalon personit tjetër në listën e PS”.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com