PS: Po vjen 1 prilli, festa e Berishës

PS: Po vjen 1 prilli, festa e Berishës
TIRANË – Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me tryezën që ka organizuar kryeministri Berisha me biznesin dhe për akuzat e tij ndaj opozitës.
“Edhe sot Berisha vazhdoi të mos thotë të vërtetën pasi po i afrohet festa e tij 1 prillit dhe këtë vit e ka filluar me gënjeshtra. Thotë që Shqipëria i ka taksat e ulta por organizmat ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është vendi me taksa më të larta”, tha sekretari për programin, Ilir Beqja.

Sipas tij, Berisha u përpoq të kundërshtojë propozimet e PS-së dhe ta vendosë atë kundër biznesit ndërkohë që është ai i cili është kundër sipëmarrjes.

“Nëse është dikush që është kundra sipërmarrjes është qeveria pasi u ka ende kontrata të papaguara sipërmarrjeve për punën publike. Janë 100 mln dollarë të papaguara kompanive. Saliu mburret për prokurimet publike por biznesi deklaron se në prokurimet online nuk merren vesh pjesëmarrësit dhe ofertat”, tha Beqja.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni