ERSEKE- Sfidat për zhvillimin e turizmit malor dhe cështja e pronësisë ka qënë në qëndër të tryezës që grupi i turizmit në partinë socialiste i kryesuar nga Artan Lame ka zhvilluar me banorët e fshatit Rehovë në rrethin e Ersekës. Duke ju drejtuar banorëve të kësaj zone z.Lame ka theksuar se program i PS-së synon ndërtimin e vëndit dhe shpëtimin e zonave të harruara. Nga Erseka ai ka reaguar me nota të ashpëra ndaj politikave që po ndjek qeveria për zhvillimin e turizmit në përgjithësi si dhe shifrave të bëra publike për rritjen e numërit të turistëve që sipas tij janë të “fryra”. Duke vazhduar me notat kritike ndaj politikës aktuale kreu i grupit të turizmit në PS-ë është shprehur gjithashtu se ku vë dorën qeveria kthehet në tokë të djegur.
Më tej gjatë fjalës së tij Artan Lame ka theksuar njëkohësisht se në këto 20 vite nuk është bërë asgjë për zhvillimin e turizmit. Programi I PS-së synon që nëpërmjet një grupi njerëzish të tregojë se si bëhen gjërat jashtë politikës.Për t’ju ofruar turistëve vendas dhe të huaj kushte të mira dhe modern.(di/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com