Partia Socialiste ka regjistruar e para  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët për garën e 6 marsit.

Me firmën e Damian Gjiknurit, socialistët dorëzuan në KQZ dokumentet për kandidimin e Emirjana Sakos në Durrës, Majlinda Angonit në Shkodër dhe Eriselda Sefës në Lushnjë ndërsa për Vorën, Rrogozhinën e Dibrën dokumentet e regjistrimit do të dorëzohen në KZAZ përkatëse.

Surprizë ishte dhe kërkesa për regjistrim i kandidatit për Durrësin i partisë Lëvizja e Re, Jonid Nano. Ndërkohë PD dhe Koalicioni Shtëpia e Lirisë ende nuk kanë depozituar dokumentet e kandidatëve të tyre për 6 bashkitë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është 9 shkurti.