PS: Saliu rriti taksat, arsimi
paguan 11 herë më shumë

PS: Saliu rriti taksat, arsimi <br />paguan 11 herë më shumë
TIRANE - Partia Socialiste reagoi ndaj deklaratës së sotme të zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli në të cilën u fol për rritjen e pagave të punonjësve në administratë, duke thënë se “Saliu ka frikë të tregojë se si ka ndryshuar taksimi i pagës së arsimtarëve”.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, sekretari i Programit në PS, Ilir Beqja tha se “një mësues sot paguan 11 herë më shumë taksa sepse Saliu vendosi taksën e sheshtë”.

Sipas Beqes, në 2005 shkalla tatimore ka qenë më e ulët.

Ndërkaq, sekretari i programit në PS, vijoi duke thënë se “duhet një rilindje e Shqipërisë” dhe se programi i PS “do e heqë taksën e sheshtë për të vendosur taksën progresive, ata që kanë pagë më të ulët do të paguajnë më pak”.

Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e Këshillit të Ministrave për rritjen e rrogës së punonjësve të administratës, që mban datën 16 gusht.

Lidhur me këtë fakt, Beqja tha se “konsumi i familjeve ka rënë”. "Qeveria u përpoq të mburret sot duke na treguar se sa janë rritur pagat në letër. Por familjet shqiptare nuk jetojnë me paratë e rrogës në letër. Jetojnë me paratë që marrin në dorë dhe më konkretisht me çfarë blejnë me paratë që marrin në dorë", deklaroi ai.

Sipas deputetit të PS, përtej çdo deklarate "se sa janë rritur në letër" pagat e infermierëve dhe mjekëve, "Saliu duhet t'u kërkojë falje punonjësve të shëndetësisë sepse i ka lënë të përballen me qytetarët në qendra shëndetësore ku mungon çdo lloji ilaçi bazë".

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë