PS shpall kandidatët Malaj ikën i pavarur
Braçe në Fier, Dade në Korçë

PS shpall kandidatët Malaj ikën i pavarur<br />Braçe në Fier, Dade në Korçë
Kryesia e PS ka miratuar mbrëmë vonë emrat, për ti dërguar brenda afatit në KQZ për regjistrim. Në mbledhjen e kryesisë, menjëherë sapo Rama ka shpallur listën e kandidatëve për deputetë, ka reaguar deputeti i Vlorës Arben Malaj teksa nuk ka parë emrin e tij në lista. Rama e ka argumentuar këtë mungesë në listë me qëndrimet që janë mbajtur në vijimësi kundër qëndrimeve të PS. Ndërkohë që Malaj ka kundërshtuar një fakt të tillë, vetëm anëtari i kryesisë Fatmir Xhafajt është ngritur në mbrojtje të tij.

Nga ana tjetër Leskaj ka kërkuar nga Rama të dijë se me kë janë konsultuar listat e kandidatëve, duke marrë përgjigjien se me të gjithë dhe me kreun e bashkisë. Ndërsa anëtari i kryesisë Erjon Braçe që lëvizi nga Berati, nuk ka kundërshtuar vendosjen i dyti në listën e kandidatëve për deputetë. Malaj dhe Isaraj, pasi kanë parë se nuk kanë emrat në listë janë larguar nga mbledhja e kryesisë së PS, ku Malaj bëri me dije se do të kandidonte i pavarur, gjë që e materializoi duke u regjistruar direkt në KQZ.

Ndërsa ish-kreu i PS Fatos Nano ka deklaruar se do mbështesë Malaj në kandidim. Ndërkohë që vihet re lëvizja e Dades e dyta në Korçë, kurse Dokle në Durrës. Kreu i PS Edi Rama, në fund të mbledhjes së kryesisë tha se është hartuar lista e kandidatëve të kësaj partie. Rama tentoi të qetësojë të zemëruarit me faktin se nuk janë në lista. “Ne kemi bërë një zgjedhje të qartë.

Ne duam një skuadër kombëtare të fitojë dhe nesër në katër vjet qeverisje të tregojë koherencë, të tregojë se axhenda kombëtare dhe publike e PS është mbi axhendë personale” tha Rama. I pyetur për largimin e Arben Malajt, Rama tha: “Ne kemi ndërtuar një skuadër që ka një axhendë kombëtare, me një strategji fituese të miratuar bashkërisht dhe të detyrueshme për të gjithë për ta zbatuar. Problemi është se Rilindja ka nevojë për një premisë themelore. Duhet të ketë dritë”.


LISTA E PLOTE E KANDIDATEVE PER DEPUETET TE PS

TIRANE
PANDELI MAJKO
SAIMIR TAHIRI
VASILIKA HYSI
DITMIR BUSHATI
FATMIR XHAFAJ
LINDITA NIKOLLA
BESNIK BARAJ
XHEMAL QEFALIA
SADRI ABAZI
PARID CARA
SPARTAK BRAHO
ARTAN GAÇI
PJERIN NDREU
RAKIP SULI
MILENA HARITO
DASHAMIR PEZA
ENKELEJDA SHKRELI
ERVIN BUSHATI
BLEDAR DORACAJ
ALFRED DALIPI
SADI VORPSI
BLERINA GJYLAMETI
PETRIT VARGU
ARBEN SEFERAJ
SHAQIR SHEHU
BLENDI NALLBANI
ERJETA ALHYSA
RODOLF XHILLARI
IBRAHIM KALEMI
AFRIM QENDRO
AZBI ARAPI
LAVDRIM SAHITAJ
PETRIT DESKAJ
BESIM RUÇI

VLORE
EDI KRISTAQ RAMA
VALENTINA ABEDIN LESKAJ
KOÇO THEODHORI KOKËDHIMA
LUIZA MIHAL XHUVANI
FATMIR AVNI TOÇI
ANDREA THEOFAN MARTO
EDMOND DHIMITRAQ LEKA
SHUAIP VELEDIN BEQIRI
MIRA QEMAL SHEHU
SHEME KAMBER LULO
SOKOL MAZE BANA
GENCI SERVET KOJDHELI
NEIME MYSLIM GJIKA
NORETA THANAS KALCUNI
INES KOSTANDIN STASA

ELBASAN
BEN BLUSHI
DAMIAN GJIKNURI
EVIS KUSHI
ALFRED PEZA
TAULANT BALLA
MUSA ULQINI
ARBEN KAMAMI
ILIR BEJTJA
LULJETA ARAPI
AGIM LEKA
KASTRIOT GURRA
MEHDI PEPA
ALTIN AGO
YMER TOLA
ROVENA BEQIRAJ
SOKOL SKURA

KORCE
BASHKIM FINO
ARTA DADE
OLTA XHAÇKA
ILIRIAN PENDAVINJI
ILIR XHAKOLLI
YLLI ZIÇISHTI
ARDIT KONOMI
ARTUR PORPOLLOGU
ANA VERUSHI
ADRIATIK BRAÇE
ZAMIRA BEQIRAJ (KITA)
ILIR TORRA
NADA NASTO

FIER

GRAMOZ RUCI
ERJON BRACE
EGLANTINA GJERMENI
ILIRIAN CELIBASHI
ARMANDO CUBASHI

SHKODER
MIMOZA HAFIZI
TOM DOSHI
PAULIN STERKAJ
NAMIK KOPLIKU
SAIT FISHTA
GENTIAN PALAJ
NIKOLLE DEDA

LEZHE
MIMI KODHELI
ARMANDO PRENGA
ARBEN NDOKA
NDREC DEDAJ
MEJREME DELISHI
EDUART NDOCAJ
KASTRIOT PIROLI
MIRELA NELI

BERAT
FIDEL BAHRI YLLI
ERMONELA VALIKAJ (FELAJ)
EDUARD SHALSI
EDUART BEJKO
ARTAN LAME
STAVRI CECA
ERJON KËRI
ANILA AGALLIU
ALMA KULE

DIBER
SHKELQIM CANI
ULSI MANJA
HASAN CENI
ARBEN KESHI
ASHIM DOMA
EZMERINA HOXHA

DURRES
BLENDI KLOSI
KLODIANA SPAHIU
ILIR BEQAJ
NAMIK DOKLE
GENTIAN BEJKO
ARTUR BUSHI
SHKELQIM TROPLINI
JURGIS ÇYRBJA
SOKOL SULA
ARDIAN KOKOMANI
GËZIM AGASI
TAULAND XHERAJ
ERALD HASANAJ
ESMERALDA SHKJAU

GJIROKASTER
ARBEN AHMETAJ
ERION VELIAJ
ANASTAS ANGJELI
VLADIMIR KOSTA
DASHAMIR KAMBERI

KUKES
VEXHI ADEM MUÇMATAJ
LAVDIM MURAT ELEZI
RAM ZEQIR HOXHAJ
ADEM AHMET LALA


Lajmi u perditesua


Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim