Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të martë për të shqyrtuar kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit me qëllim marrjen e një vendimi dhe kalimin e kandidaturave për votim në seancën parlamentare të radhës.
Drejtuesi i Komisionit, Ulsi Manja deklaron se të vlefshme janë 6 kandidatura:
Jola Hysaj, avokati Saimir Vishaj dhe Shkëlqim Sulo janë përjashtuar pasi nuk kanë siguruar firmat e mjaftueshme (28 firma) ndërsa Dardan Mustafaj ka paraqitur kandidaturën jashtë afatit të përcaktuar.
Ndërkohë procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit vijo të jetë një ‘ngërç’ pasi Partia Demokratike tërhoqi firmat një ditë pasi u shpallën kandidaturat. Ndërkohë Partia Socialiste nuk e njeh këtë akt me argumentin se tërheqja e firmave është bërë jashtë afati.
PD njoftoi papritur tërheqjen e firmave me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se kandidatët të kalonin filtrin e Komisionit të Ligjeve. Këtë argument, PD e mbështet në një shkresë që kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka dërguar më datë 17 nëntor, ku thuhet se një deputet nuk mund të firmosë me shumë se për një kandidat.
Për këtë çështje ka pasur dhe përplasje në komision, ndërsa Ulsi Manja tha se në dijeni për tërheqjen e firmave është vendosur kryetari i Kuvendit dhe jo komisioni, i cili është përgjegjës vetëm për mbylljen e procedurës.
“Tërheqja publike e firmave, ne jemi përgjegjës për përmbylljen e procedurës. Tërheqja i ka shkuar kryetarit të Kuvendit, jo neve. Ai duhet ta njoftojë në seancë. Kurse ky komision do të përmbyllë procedurën. Seancës do i shkojnë të 6 emrat me firmat që kanë marrë. Shqyrtimi i tërheqjes së firmave i takon seancës plenare”, tha Manja.
Lajmi në përditësim...
Komente









