TIRANE- Socialistët i kërkojnë Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj të “japë llogari” në Komisionin Parlamentar të Medias lidhur me skandalin më të fundit te diplomës “false” të Renzo Bosit nga Universiteti “Kristal”.
Në Komisionin Parlamentar të Medias deputetja e PS Valentina Leskaj i ka kërkuar kreut të arsimit të “japë llogari” rreth këtij skandali.
“Referuar edhe dy rasteve me dy vajza të tjera që kanë marrë diplomë false njësoj si Bossi, ne do thërrasim ministrin për të na dhënë sqarime mbi diplomimet në Universitetet private. S’kemi pse merremi me emrin, por me fenomenin” është shprehur Leskaj.
Më herët rasti i diplomës së Bossit shkaktoi debate edhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Gjatë diskutimeve të p.ligjit për arsimin parauniversitar deputetja e PS Ermonela Felaj ka akuzuar qeverinë dhe ministrin Tafaj se po cojnë arsimin drejt rrënimit. Gjatë debatit në Komision deputetja Felaj ndërsa ka përmendur rastin e diplomës “false” të Renzo Bossit u shpreh. “ Po prodhoni një arsim të dështuar, jepen diploma false, si diploma e Renzo Bossit” u shpreh Felaj.
Debate në Komision u zhvilluan dhe për përcaktimin e kritereve për shkarkimin dhe emërimin e mësuesve. Sipas opozitës drafti I Min. Arsimit ka mangësi thelbësore, pasi nuk përcakton kriteret për emërimin dhe shkarkimin e mësuesve. “Kjo është asurde, gjithcka i lihet në dorë ministrit, emërimet në arsim janë politike” u shpreh Felaj. Një tjetër aspekt i ligjit që ka sjellë debate në Komision ka qënë shpërblimi për fëmijët ekselentë.
Ministria e Arsimit ka përcaktuar një fond shpërblimi për fëmijët ekselentë nga shkollat private, kurse për nxënësit e shkollave publike ky fond menaxhohet nga organet vendore të pushtetit. PS është shprehur kundër kësaj ndarje. Deputetja e PS Vasilika Hysi tha se këtu ka konflikt interesi. Madje gjatë debatit për këtë cështje me deputetin e PD Tritan Shehu Hysi i ka kujtuar këtij të fundit se edhe ai vetë ka konflikt interesi.
PS ka kërkuar gjithashtu në komision që draftit t’i bëhen ndryshime edhe përsa i përket arsimit parashkollor. PS propozon arsim të detyrueshëm parashkollor nje vjecar për ata fëmijë që s’kanë mundur të shkojnë në kopsht.
/Shqiptarja.com

Ambasada italiane: Bossi tentoi të legalizonte diplomën