Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi deklaroi se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.
"“Qëndrimin e Bashës s’kam çfarë komentoj. PS i ka votat dhe janë solide. Ne jemi të duruar për të respektuar traditën. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë”, deklaroi Çuçi në një komunikim me mediat jashtë Parlamentit.
Çuçi shpreson tek një reflektim.
"Publiku e e ka kuptuar kush e ka seriozisht. Ky është një ligj ku përfitojnë pjesë e të cilës kur ka një grup të madh përfituesish që janë përfaqësuesish të PD dhe për interesa personale e shkak të luftës së tyre të brendshme politike dhe manisë të bëjnë politikë me gjëra të vogla që nuk prodhojnë politikë kanë qëndrimet e tyre, që besoj se përballë shqiptarëve besoj se do të reflektojnë”
Ndërkohë Ulsi Manja tha se konsensusi do të gjendet në parlament dhe pr/ligji nuk do të kthehet më në komisionin e ligjeve, sipas rregullores.
Drafti nuk kthehet në Komision, rregullorja e ka të përcaktuar. E tërhoqëm, do të thotë që konsensusin sipas traditës do të gjendet në këtë sallë", tha Manja.
Lajmi kryesor: