PS u tërhoq sot nga votimi për bastet, Braçe: S’e di pse ndodhi, e sollën si një urgjencë! Aktiviteti vijon në duar të krimit! Jam kërcënuar se jam kundër lojërave të fatit

Në një seancë ku mbizotëroi sërish kaosi i shkaktuar nga deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha, mazhoranca u tërhoq pa shpjegime nga projektligji për rikthimin e basteve sportive 5 vite pasi u mbyllën, pa caktuar një datë të re për votimin e tij.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se nuk ka një përgjigje për këtë, por fakti që u tha se duhej të miratohej me urgjencë, nuk justifikon tërheqjen e mazhorancës.

‘Nuk di gjë pse u tërhoqe. Më ka lënë një shije të keqe pasi u argumentua me nevojën dhe urgjencën që kemi për të formalizuar këtë treg.  Emergjenca që na u tha se duhej për miratim nuk e justifikon tërheqjen. Unë nuk tërhiqem nga propozimet e mia. Sa kohë kemi këtë urgjencë edhe faktin që janë informale patjetër që duhej miratuar sa më shpejt të jetë e mundur.’- tha Braçe.

Si nja nga deputetët i cili ka bërë disa propozime për ligjin për bastet online në Komisionin e Ekonomisë, Braçe rikujtoi sërish për gazetarin Arbër Hitaj disa nga pikat kryesore që ju morën parasysh në komision dhe disa që u rrëzuan. Deputeti socialist, tha fillimisht se ai është kundër basteve, e shtoi se në mënyrë që të demotivosh lojtarët duhet të caktohen disa rregulla. Braçe tha se është ndaluar reklamimi në media.

‘Mos e vini jetën tuaj në tavolinën e roletës, nuk ka dalë njeri i fituar nga kjo histori. Unë jam kundër. Nuk besoj se e ka vuajtje shpirtërore njeri se nuk luan bixhoz. Unë jam kundër. Por situata ku ndodhemi se ky aktiviteti është i qartë në territor i shtrirë në territor duhet një ndërhyrje shumë e fortë për të bërë një përpjekje për legalizim. Demotivim sa më shumë i çdo lojtari. Duhet me rregulla. E para ishte reklama. Amendimet që ju bënë projektligjit në komisionin e ekonomisë synojnë që të ndalohet reklama. Edhe influencer t’ju ndalohet reklamimi i kazinove. Janë disa vajza që e bëjnë këtë gjë dhe me vjen keq ashtu siç ka dhe djem. Të ndalohet reklamimi i tyre. Do lejohet vetëm në ambiente sportive. Pjesën tjetër do të lejohet nëpër stadiume. Ky aspekt u mor parasysh.’- tha Braçe.

Braçe shtoi me tej se ky aktivitet sot vijon dhe është aktualisht në duar të krimit. Me tej deputeti socialist nënvizoi se kërkoi që SPAK të jepte një miratim për licencat, por nuk e pranuan.

‘Sa kohë që ne u përballëm me këtë përvojë dhe sot është në duar të krimit. Ata e kanë kurajon ta bëjnë këtë aktivitet sot. Edhe të marrin përfitime dhe të blejnë policë. Përtej këtyre kërkova që një nga miratimet për ata që do të marrin licensat duhet ta jepte SPAK-u. Do ishte krejt normale që ai institucion të japë një nga miratimet që kërkohen në ligj për atë që do të licensohen për lojërat e fatit. Nuk kanë ndryshuar kushtet, ndërkohë që situata ka ndryshuar. Ky institucion të jepte një nga miratime!’- u shpreh Braçe.

Deputeti socialist shtoi se sa i përket tatimeve dhe taksave që do të marrin lojërat e fatit nuk e justifikojnë urgjencën për miratimin e ligjin për bastet online.

‘Sa kohë kemi këtë urgjencë edhe faktin që janë informale patjetër që duhej miratuar sa më shpejt të jetë e mundur. Tatimet dhe taksat që do të marrim nga lojërat e fatit nuk e justifikojnë këtë urgjencë. Janë 1.15 lekë në 100 lekë të luajtura. Është jo vetëm e vogël por e pajustifikueshme.Tatim fitimi ne do të marrim 1.5 lekë, në 100 lekë 1.5 lekë.  A e justifikon këtë që do të merret. Kërkova që tatimi të ishte 20%. Nuk ma pranuan. Ligji ka edhe elementë pozitivë. Nuk është ajo që doja unë, por ka edhe elementë pozitivë. Si mund të pranoj të vërtetën e tyre se ndajnë 90% të fitimit. Tani gjithë aktiviteti i tyre do të ketë një platformë që do të mundësohet nga shtetit. Jam mosbesues do ta shoh në sy nëse do të funksionojë apo jo. Mendoj se tatohen shumë s pak. Aty nga gjithë llogaria fitonin shumë pak. Të 90% janë edhe lojtarë edhe pronarë. Gjithë kjo sakrificë, gjithë këto vrasje për 4.3 lekë... Nuk e besoj dot. Ky propozim su mor parasysh.’- u shpreh Braçe.

Braçe po ashtu pohoi se ka patur presion për amendimet e tij për hapjen e basteve online.

'Kam patur shumë presion. Nga miq dhe nga ata që nuk i njoh fare. Mjafton të shohësh telefonin tim.’- tha Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë