PS Vlorë distancohet nga Koço
Kokëdhima: Jemi kundër tij!

PS Vlorë distancohet nga Koço<br />Kokëdhima: Jemi kundër tij!
Kreu i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së Koço Kokëdhimës për lëvizjen brenda PS.
 
Anduel Tahiraj deklaron se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Vlorë nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen për asnjë moment pjesë e ndonjë takimi apo lëvizje të Koço Kokëdhimës, por vetëm me Ramën.
 
"Duke marrë shkas nga disa lëvizje të çrregullta të cilat ditët e fundit po bëhen në emër të socialistëve, dua t'u garantoj se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Vlorë nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen për asnjë moment pjesë e asnjë takimi apo lëvizje që dëmton angazhimet prioritare të përcaktuara nga kryesia e Partisë Socialiste dhe baza e saj.
 
Këto lëvizje bëhen nga individë të caktuar dhe nuk përkojnë me orientimin e Partisë tonë
" thotë ai.
 
Anduel Tahiraj teksa denoncon këtë lëvizje, shprehet se kjo nuk i shërben frymës së shëndoshjes, fuqizimit dhe bashkimit të mëtejshëm të të gjithë faktorëve dhe aktorëve.
 
"I denoncoj fort këto veprime të cilat nuk i shërbejnë frymës së shëndoshjes, fuqizimit dhe bashkimit të mëtejshëm të të gjithë faktorëve dhe aktorëve, duke synuar rritjen dhe forcimin tonë, për një fitore të thellë në Vlorë në zgjedhjet e vitit 2017".
 
Anduel Tahiraj mbyll reagimin e tij duke theksuar se çdo anëtar dhe simpatizant, që nga ata të viteve 1991 dhe deri te ai që është afruar sot me ne, të jemi të bashkuar për të korrur një fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai