PS, votohet nesër për
kryetarin e Tiranës
Nesër në orën 10.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar për kryeqytetin do të mblidhen për të votuar mes kryetarit të komanduar Sajmir Tahiri dhe kandidatit tjetër Ilir Zela.
TIRANË – Socialistët e kryeqytetit do të zgjedhin të shtunën kryetarin e ri të partisë për Tiranën, pas dorëheqjes së Besnik Barës pak muaj më parë. Nesër në orën 10.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar për kryeqytetin do të mblidhen për të votuar mes kryetarit të komanduar Sajmir Tahiri dhe kandidatit tjetër Ilir Zela.
Pas fjalës së sekretarit organizativ Blendi Klosi, sipas burimeve zyrtare pranë PS do të paraqesin plaftormën e tyre dy kandidatët e më pas do të mbajë fjalën e rastit kryesocialisti Edi Rama.
VOTIMITë drejtën e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës më të madhe të PS e kanë delegatët e Kongresit, kryetarët e degëve të PS së Tiranës, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare të kryeqytetit. Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.
TAHIRI: FITORJA E ZGJEDHJEVE NË 2013Paraprakisht mësohet se Sajmir Tahiri platformën që do të paraqesë nesër do ta bazojë tek fitorja e zgjedhjeve, bazuar në eksperiencën e vitit 2009 kur ai u zgjodh për herë të parë deputet në zonën e Kombinatit. Vizioni i tij: Ps e Tiranës të behet një makineri perfekte elektorale. Kandidati Tahiri propozon strukturimin e degës së Tiranës me elementë institucionalë të rinj, duke nisur që nga koordinatorët dhe 4 sekretariate, e deri te instalimi i patronatit, që nënkupton një mbikëqyrje dhe monitorim të votuesit në kuptim te kapitalizimit eventual nëe zgjedhje.
ZELA: FORCIM I KOALICIONIT OPOZITARKandidati tjetër Ilir Zela e mbështet platformën e tij në 10 pika, duke nisur me forcimin e koalicionit të PS me partitë e tjera opozitare. Më tej, Zela rendit efektivitetin organizativ, intensifikimin e kontakteve, meritokracinë dhe gjithëpërfshirjen në promovim, hapjen ndaj intelektualëve, thithjen e progresistëve si edhe një kolegjialitet në vendimmarrje.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08