PSD, gjykata e rrëzoi kërkesën

PSD, gjykata e rrëzoi kërkesën
TIRANË - Aksioni për lirimin e ambienteve të selisë së Partisë Social Demokrate është i paligjshëm. Vendimi për këtë çështje është dhënë nga Gjykata e Tiranës që në 19 qershor të vitit 2013.
 
Në këtë ditë Ministria e Brendshme e drejtuar nga Flamur Noka, ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës, “lëshimin e urdhër-ekzekutimit për titullin ekzekutiv, numër A-46/1 të datës 24 maj 2013, të Ministrit të Brendshëm”.
 
Vendimi i gjykatës i dhënë në datën 19 qershor të vitit 2013, është siguruar nga A1report dhe tregon se, si është refuzuar kërkesa e bërë nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
 
Në vendimin e tij, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artur Gaxhi, pasi ka shqyrtuar në tërësi çështjen dhe pasi ka dëgjuar përfaqësuesit e kërkuesit, ka marrë vendimin për ta hedhur poshtë kërkesën e bërë nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka, për lirimin e selisë së PSD-së.
 
Në vendimin e tij, Gaxhi thotë se, “kërkesa refuzohet si e pabazuar në gjyq”.
 
Në argumentimin e vendimit të tij, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës thotë se, nga dispozita në të cilën është referuar kërkuesi, konludohet që, “konsiderohet titull ekzekutiv vetëm vendimi i organit të administratës shtetërore për njohjen e përgjegjësisë, në shkaktimin e dëmit, për pagimin e dëmshpërblimit përkatës dhe të masës së tij” ndërkohë që në rastin e selisë së PSD, sipas gyqtarit “nuk jemi përpara një akti të tillë, por thjeshtë të një shkrese me atë të të cilës, i është vënë në dispozicion, Partisë Social Demokrate një ambient për ta përdorur për aktivitetin e saj politik”.
 
E pikërisht, duke u gjendur në këto kushte, në datën 19 qershor të vitit 2013, gjykata ka vendosur për rrëzimin e kërkesës për lirim e ambienteve bërë nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri