Eduard Selami doli në Zerin e Amerikës për konkurimin e tij si kandidat në garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Politika aktuale amerikane e zgjodhi preferencën e vet: Eduard Selamin ajo e pret kryetar të Partisë Demokratike.

Po vetë Partia Demokratike a e kupton këtë?

Po opozita anti Basha në PD, a e kupton dot këtë?

Nëse kjo opozitë nuk e ka kuptuar ende, këta, do të rrinë me psikologjinë orientale të dyshimit joracìonal, apo janë nga ata që nuk e duan bashkëpunimin politik të Partisë Demokratike me politikën amerikane?

Por edhe keta e kanë kuptuar këtë; sigurisht.

Kjo në fakt, do të shihet të shtunën.

Po Berisha dhe Basha nuk e kuptojnë dot këtë?

Ata duhet ta kuptojnë dhe duhet të mbështesin Eduart Selamin; rruga tjetër është kundër tyre, sepse në fakt ajo rrugë do të vijojë të jetë kundër perspektivës perëndimore të Shqipërisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com