Mero Baze: Pse Berisha ka diktuar listën e kandidatëve të PD?

Mero Baze: Pse Berisha ka diktuar listën e kandidatëve të PD?

Lista e Partisë Demokratike nuk është një listë si ajo e 2017-s. Ajo është një listë që ka llogjikë politike, por nuk ka vlera, për shkak se aq vlera kanë mbetur në Partinë Demokratike.

Por e shikuar me qetësi, ajo është një listë e hartuar nga Sali Berisha, i cili ka dashur të mos përsëritet më situata skandaloze e vitit 2017.

Ka disa fakte që e provojnë  këtë.

Së pari, ka të bëjë me reagimin pas listës. Sali Berisha më 2017 ishte nxitësi i zhurmës rreth listës dhe zjarrëfikësi i saj, për t’i treguar Bashës që herë tjetër të mos bëjë gabim të veprojë pa leje të tij.

Edhe pse shumë vetë janë të zhgënjyer nga lista dhe shumë figura të PD janë mënjanuar, Berisha këtë radhë ka  shmangur zhurmën e madhe të vitit 2017. Arsyeja është se këtë radhë ai është i përfshirë vetë në hartimin e listave dhe gjithë të pakënaqurit i ka menaxhuar vetë.

Së dyti, bie në sy goditja e grupit të Genc Pollos në Partinë Demokratike. Në vitin 2017, ishte e pashpjegueshme pse Lulzim Basha i dorëzoi PD-në, Genc Pollos. Njerëzit e tij ishin në disa qarqe në krye të listave, edhe pse njerëzit më alergjik për elektoratin e PD.

Në këto lista ata janë zhdukur dhe i vetmi që ka “fituar” është Enno Bozdo, që ka marrë premtimin të jetë “koordinator kombëtar për energjinë” në opozitë!!!

Së treti, në lista ka pak eksperimente me njerëz të panjohur, që dukeshin se ishin produkte të pazareve të kunatit me parë. Të panjohurit e rinj janë kryesisht faktor lokalë, të identifikuar nga drejtuesit e qarqeve, ose ndonjë bukuroshe si taksë për kunatin e Lulit.

Me sa duket Berisha nuk ka lejuar surpriza, por përkundrazi ka imponuar figura të stërkonsumura të PD-së në krye të qarqeve, që i ka besnikë personal.

Fjala vjen, çuarja e Xhelal Mziut në Dibër, apo e Flamur Nokës në Kamëz, Bujar Leskajt në Vlorë, është përpjekje për t’u rikthyer tek njerëzit që ai ka përdorur për marifete elektorale, por që njohin strukturat organizative të partisë.

Së katëri, sigurimi i aleatëve në listën fituese të Tiranës, duket se është miratim i Berishës. Ai ka qenë partizan dhe i aleancës me çdo çmim me LSI-në, pamvarësisht se Basha nuk ka përballuar dot kërkesën tamaqare të LSI për 35 kandidatë në listën e përbashkët.

Berisha ka parimin që ka më rëndësi një votë e aleatit, se dy të mërzitur nga PD kur vjen puna tek koalicioni, pasi ai formon frymë. Basha nuk e ka këtë parim.

Por fakti që ai është detyruar t’i fusë gjithë kandidatët në listën fituese, përveç Nard Ndokës, që Berisha nuk e beson, tregon qartë se ai është shumë ndikues. Aq më tepër kur shikon se Fatmir Mediu është një vend pas Berishës në listë, si me qenë në vend të djalit.

Por akoma më qartë kjo duket tek renditja sanduiç e dy deputetëve çamë, që kanë futur në mes Vangjel Dulen. Vetëm nën garancitë e Berishës, Vangje Dulja pranon të rrijë në një listë dhe me çamë.

Kur Edi Rama e bëri nënkryetar Parlamenti, Dulja dha dorëheqje vetëm pse Shpëtim Idrizi deklaroi se mbështet Qeverinë në zgjedhjet lokale të 2015-s.

Tani Dulja është mes Idrizit dhe Mesilës dhe ndjehet i sigurtë. Dhe kjo është garanci e Berishës.

Së pesti, është poshtërimi i Komisionit Ruli- Nishani.

Betejën me këtë Komision, Berisha e bëri publike qysh në fillim, kur Ruli i kërkoi të mos kandidonte. Por duket se hakmarrjen e çoi deri në fund.

Gjithë figurat politike që Komisioni eleminoi, si Tritan Shehu, Luan Baçi apo Ervin Salianji, Gjunkshi etj, Berisha detyroi Bashën t’i rikthente. Të vetmin që nuk riktheu ishte Klevis Balliu, për shkak të mos vlerësimit që vetë Berisha ka për Fahriun.

Pra dhe këtu ai ka ndikuar deri në fund për interes të tij.

Ndaj dhe listat e kandidatëve të PD, janë të ndryshme nga ato të 2017, edhe pse janë aq të pavlera për PD-në, si ato. Ndryshe nga atëhere, këto i japin më shumë siguri Berishës në rast humbje, se sa Bashës për fitore.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/03/2021 17:03

    Liste pacauresh dhjetamanet e Berish Tritolit.

    Përgjigju
  • Daku: 09/03/2021 20:30

    Sa mire e analizon opoziten. Per maxhorancen si duket nuk ka eksperience, eshte gjithmone gati tu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së