Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?

Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?

Kreshnik Spahiu

Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ka prodhuar afro 20 parti të reja.

Duke filluar nga:

partia e Neritan Cekës,

partia e Genc Pollos,

partia e Abdi Baletës,

partia e Dashamir Shehit,

partia e Bamir Topit,

partia e Rudina Hajdarit,

partia e Myslym Murizit,

partia e Astrit Patozit,

partia e Myslym Murrizit

etj etj etj

Unë e vlersoj maksimalisht kurajon dhe inisiativat e tyre të përkohshme, sepse janë më të ndershme sesa servilizmi i të tjerve. Imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos ja dhuronte Berisha postin e kryetarit dhe ai të krijonte një parti të re. Do ishte qesharake dhe e paimagjinueshme.

A lidhet ky fenomen me karakterin shqiptar në përgjithësi apo me lidershipin e PD në veçanti. Sigurisht që në thelb ka element shqiptar që ndër 5 shqiptar, 4 duan kryetar. Gjithsesi kjo nuk është 100% realitet shqiptar por me karakter tradhtar. Jo të atyre që largohem por të lidershipit që tradhton kauzat dhe shokët e idealit.

Ditë më parë botova njē listë të 345 themeluesve të Partisë Demokratike dhe 344 janë eleminuar nga listat e deputetve dhe ka mbetur vetëm ekzekutori Sali Berisha. Ka shumë idiotë që mendojnë se vetëm Berisha e meriton të qëndroj dhe të tjerët janë tradhëtarë dhe të konsumuar.

Sipas tyre:

Vetëm Berisha nuk plaket

Vetëm Berisha nuk konsumohet

Vetëm Berisha nuk korruptohet

Vetëm Berisha s’duhet dal pension

Vetëm Berisha ka merita

Vetëm Berisha nuk vjedh

Vetëm Berisha është krijuesi

Vetëm Berisha është themeluesi

Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.

Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.

Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.

Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.

Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.

Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.

Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet.

Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite.

Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet. Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie për dy arsye:

1- Në lista nuk figuron asnjë nga kritikët e Lulzim Bashës apo ata që mbështesnin rivalin Sokol Olldashi. Basha i ka eleminuar të gjithë.

2- Në lista nuk gjen asnjë intelektual apo faktor të rëndësishëm të kandiduar jashtë strukturave të PD. Partia s’është hapur por mbyllur 100% për njerëz pa teser partie.

Militantët thjesht kanë propozuar njëri-tjetrin nëpër fshatra apo lagje. Kjo shënon mbylljen më hermetike në historinë e saj të Partisë Demokratike, prandaj brenda saj po krijohen me dhjetra parti të reja.

Një lider nuk mund të drejtoj opozitën, kur s’mban dot të bashkuar partinë e tij.

Logjika është e thjeshtë: Basha ndryshe nga Berisha i viteve 2005, po përgatitet për humbjen e zgjdhjeve në 25 Prill dhe i duhet një listë humbëse me militant dhe njerës anonim dhe pa pretendime për ti zënë karrigen pas humbjes. Ai nuk sheh me optik kryeministri që afron çdo kënd por, kryetari partie që mban gardhin me tela me gjemba.

Këta që largohen nuk janē tradhëtar por të tradhtuar. E turpshme është logjika e militantve që justifikohen: “Për inat të vjehrrit Lulzimit, të larguarit mos flejnë me mullixhiun”

Gjithsesi kanë pjesërisht të drejtë: “Gjumë me Edi Ramën, duhet të flej vetëm Lulzim Basha, por do të jetë vonë për ata kur të zgjohen. Sepse në 25 Prill do e shikojnë kryetarin e tyre me barrë, shtatzanë 7 muajsh”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 26/10/2020 19:48

    Pse Shqiperise i nevoiten ma shum hajdute pra sa ma shum parti aq ma shum hajdute ,dhe nji dite Shqiperija dote mbetet pa popullsi ateheri dote vjedhin njeri tjetrin ose dote bejne vetvrasje.

    Përgjigju
  • AKREPI KONJAKU METILIK: 25/10/2020 21:05

    O AKREP PSE E KE NDRYSHUAR PSEUDONIMIN NGA KONJAK NË AKREP ? ? ? ÇFAR BUR MUTI JE TI QË NDRYSHON PSEUDONIMET NJËHER EMIGRANTI, NJËHER KONJAKU , E TANI AKREPI. PO MBAJE O KOSOVAR NJË PSEUDONIM MOS U BO JARAN O KOSOVARI ASGAN.

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/10/2020 19:33

    Zoti Kreshnik , ku eshte problemi se jane krijuar 10 apo 20 parti politike , qoft nga e majta qoft nga e djathta ; Besojse eshte puna e tyre , ne c'hyjme ne kete pune . Edhe ju krijuat nje parti , dhe mir bete , pamvaresisht se s'patet asnje mundesi per ta cuar perpara , . Tani mllefi qe cfaqni , kundra pertive te tjera --pamvaresisht se te vogela ne numur -- ku e ka zanafillen , per c'aresye i sulmoni . Ne fitim kemi , qe partite e vogela te kene udheheqes politik e organizativ , sa me te mire , qe se shpejti te zvendesojne 3 partite e tradites 30 vjecare , tek te cilat nukse kemi besim .

    Përgjigju
  • Hako: 25/10/2020 18:38

    Filloj ky tipi i "zgjuar" me dhene mend.

    Përgjigju
  • niku: 25/10/2020 18:32

    hahah nba knaqe o niku o kuqazijsh, pse nuk vjen prap me kandidu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari