Dashnor Sula është një jurist, ka qenë prokuror i Republikës, maje deri në prokurorinë e Përgjithshme deri në qershorin e vtit 2005. Zoti Sula është një qytetar i Peqinit, familje e mirë, rreth të rëndësishëm që ka marrë vota në 2005 i kandidat në mazhoritar. Në 2009, Sula i dha PD barazmin në qarkun e Elbasanit, duke i dhënë barazimin kreut të qarkut Lulzim Basha, që nuk do ta ndërmarrë kurrë. Në 2013, Sula nuk fitoi si pasoë e një lobimi socialist në fshatrt e Peqinit që nxorën deputet Alfret Pezën, i cili realisht u dogj pas në viti.

Dash Sula ka qenë një demokrat 24 karat, por në zgjedhjet e fundit nuk u kandidua e si pasojë pati një një diskutim kritik ndaj PD-së. Me arsye, por në thelb Dashi nuk pati një afrues ndaj partis që e largoi. PD që në zgjedhjet e 11 majit e konsideroi Dash Sulën një njeri të mazhorancës, sidomos kur ai ka qenë në emisione si kritike.

Nga 11 maji kanë kaluar nëntë muaj e Dash Sula sot u emërua në një post administrative që mund të quhet edhe politik, por që në fakt nuk është.

Kryeinspektor i Republikës, ku Dashi mori mallkimin e të gjithë njerëzit të afërt të Sali Berishës. Madje duke thënë se Berisha e ka parashikuar që do të emërohet nga Edi Rama.

Në fakt, Edi Rama Dash Sulën e ka emëruar si sinjal politik dhe Dash Sula ka shkuar në atë post për t’i treguar Sali Berishës që unë së pari shkoj me Edi Ramën sesa me ty,

Pikërisht për këtë Berishës i ka ikur truri, pasi Peqinin, apo qarkun e Elbasanin, së paku për ca kohë PD e ka humbur./TemA