Pse deputetët e PD qëndrojnë si para Enverit dhe jo para një njeriu që është i mbaruar politikisht?

Pse deputetët e PD qëndrojnë si para Enverit dhe jo para një njeriu që është i mbaruar politikisht?

Sali Berisha

Unë nuk e di se si ndihen sot në PD apo në grup parlamentar ata që thoshin nuk jemi me Berishën, por vetëm ai mund ta heqë Bashën.

Tani që Basha iku, pavarësisht se Berisha nuk e hoqi dot “me pekule”, siç tha që do të bënte, këta birbollanët çfarë mendimi kanë për zhvillimet në PD?

Pse askush prej tyre nuk ka guxim të ngrejë zërin e t’i thotë Berishës ik edhe ti në shtëpi dhe lëre PD-në të lirë?

Pse kanë frikë dhe nuk deklarojnë publikisht ato që pëshpërisnin dikur tavolinave?

Ç’është kjo frikë në bark sipas parimit “për miun kafsha më e egër e pyllit është macja”?

Ç’është kjo mungesë dinjiteti dhe karakteri si të ishin para diktatorit Hoxha dhe jo para një njeriu që është i mbaruar politikisht?

Ç’është ky adhurim ndaj liderit dhe kjo mungesë individualiteti? Ç’është ky servilizëm i tejskajshëm deri në pështirosje?

Mos u ka ndodhur edhe atyre ajo që i ndodhë Don Kishotit të Servantesit, i cili, duke qenë se shoqërohet për një kohë të gjatë dhe në plot aventura nga Sanço Pança, nga fundi i romanit  del se është sançopançizuar dhe Sanço Pança shfaqet i donkishotizuar?!

Këta do të na përfaqësojnë ne? Këta janë shpresa e shqiptarëve?

Personalisht e kam refuzuar gjithmonë këtë shtirje dhe mungesë dinjiteti, këtë servilizëm dhe konformim me të keqen.

Unë e neveris adhurimin e liderit. Mua më hap barkun kjo shpinëkrusje e skajshme.

Unë mendoj se të këqiat e mëdha këtij vendi i kanë ardhur pikërisht si pasojë e këtij oportunizmi dhe servilizmi, kësaj memecërie kur duhet dhe turmës së ububushme në përbaltje apo kur të shket këmba.

Jo vetëm sot me Berishën, por janë të njëjtët edhe dje me Bashën. Edhe dje i kam neveritur po njësoj si sot. Me Bashën nuk kam qenë edhe si pasojë e tyre, e jo më sot me Berishën.

Me një pjesë prej tyre e kam çuar edhe më në ekstrem, duke u tallur kur kam qenë zyrtar lokal i PD-së. Ata e kanë merituar edhe për shkak të sjelljes dhe servilizmit të tyre ndaj Bashës, ashtu siç bëjnë edhe sot me Berishën.

Ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë, në fakt. Janë kategoria e servilit me shefin dhe arrogantit me vartësin. Nuk mund ta fshehë që ndonjëherë kam ndjerë edhe kënaqësi nga kjo sjellje me ta.

Ndaj sot Enkelejd Alibeaj, i vetmi në PD, po bën  atë që nuk e bëri, madje, as Basha.

Ndaj sot ka rëndësi çdo zë që ofron zgjidhje për Partinë Demokratike, duke i hequr asaj prangat e adhurimit dhe nënshtrimit ndaj “Njëshit”.

Ndaj sot Partia Demokratike ka nevojë të “shërohet” prej vetes së sëmurë.

Ky nuk mund të jetë mision i turmave. Si e tillë, turma kërkon vetëm shpagim. Ajo nuk mund të ofrojë asnjëherë zgjidhje.

Turma është për për t’u udhëhequr, jo për t’u manipuluar. Turma është në “të drejtë” e saj, por ata që justifikohen me të, e kanë gabim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja