Në fjalën e tij në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian që u zhvillua në Bruksel, kryeministri Edi Rama garantoi se anëtarësimi i Shqipërisë do t'i sjellë Unionit një frymë të re.
"Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem një pyetje jo fort të lehtë: Pse BE duhet ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? Dhe mua më duket se përgjigjja është më e lehtë se vetë pyetja, Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dukurshëm të Europës, dhe i sjell kurorës së saj një grup të tjetër të vogël të çmuar. Shqipëria është gati, jemi plotësisht të përkushtuar, kemi treguar rezultate me reforma, nuk do të ndalim asnjë çast, ndjejmë përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës dhe Europa për t’i shërbyer paqes",- tha Rama ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Rama në Bruksel: Zgjerimi është domosdoshmëri për BE-në! Kos solli rezultate dhe entuziazëm në procesin për anëtarësimin










