Pse hoqi dorë Ilir Meta nga mosprekja e 5 qershorit?

Pse hoqi dorë Ilir Meta nga mosprekja e 5 qershorit?

Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta imitoi pikë më pikë Lulzim Bashën e muajve të verës.

Pasi u arrit marrëveshja e 5 qershorit, me ndërmjetësinë e SHBA për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, filloi një iniciativë e dytë, ajo mes PS dhe opozitës parlamentare për të bërë disa ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita parlamentare për hapjen e listave, pragun kombëtar dhe koalicionet me listë të përbashkët.

Fillimisht Partia Demokratike kundërshtoi ashpër iniciativën e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese dhe tha se nuk do t’i njohë ato.

Befas javën e fundit Basha ju bashkua me propozime konkrete hartuesve të ndryshimeve kushtetuese, duke kërkuar që listat të hapen 100 për qind dhe jo me prag 30 për qind, siç propozonte Partia Socialiste. Dhe Rama e dëgjoi Bashën.

Propozimi i fundit i PS në fakt i hap listat teorikisht 100 për qind, siç ka kërkuar Basha.

Të njëjtën gjë duket se po bën dhe Ilir Meta.

Një javë më parë, ai ka kërkuar në mënyrë ultimative të mos preket marrëveshja e 5 qershorit por të implementohet shpejt në Kodin Zgjedhor.

Në fakt Marrëveshja e 5 qershorit është implementuar në Kodin Zgjedhor qysh në korrik pasi është miratuar dhe amandamenti përkatës. Ajo që po diskutohet në Këshillin Politik është implementimi i ndryshimeve në Kod që rrjedh nga marrëveshja e 30 korrikut, mes PS dhe opozitës parlamentare.

Duke bredhur fshat më fshat me certifikata dhe dekorata në dorë, për të krijuar një stukturë partie me “letra me vlerë” nga Presidenca, Ilir Meta, befas ka ndryshuar qëndrim, dhe i është bashkuar dhe ai ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Dje ai ndërsa po dekoronte një shofer zëvendësministri dhe një shkrues nekrologjish, deklaroi se ishte për hapjen e listave 100 për qind. Madje imitoi dhe parullën e vjetër të Edi Ramës “Hap listat, ose largohu”.

Kjo është gjë e mirë, që dhe Presidenti ju bashkua ndryshimeve kushtetuese edhe pse me vonesë.

Hapja e listave teorikisht është bërë në draftin e PS. Basha duket i kënaqur me atë formulë, pasi mban rreth vetes, Gonin, Dashin, Nardin, Vangjelin e Fatmirin.

Meta duket i mërzitur pasi shpresonte t’i merrte vetë dhe kërkon hapje 100 për qind sipas parimeve të tij.

Nuk është keq të propozojë një amendament dhe ai për këtë çështje se mund t’i merret parasysh. Mos ta lërë kot Tit Vasilin aty në Këshill të hajë fara dhe ta përfytyrojë Këshillin si organ seksual. Të bëjë dhe ai një punë.

Vetëm të mbajë dorën mos na dekoron Damjanin dhe Oerdin në fund të procesit, se u prish punë brenda partive të tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur