Progres raportet vjetore të Komisionit Evropian për vendet kandidate ose që aspirojnë për anëtarësim në BE, janë ndër vrojtimet më objektive dhe të pavarura. Ekspertë të besuar dhe tërësisht të pavarur të BE-së japin mendimin e tyre profesional. Për vitin e dytë rradhazi, Kontrolli i Lartë i Shtetit cilësohet nga Progres Raporti për Shqipërinë si institucion në reformim e sipër, pranë standardeve profesionale të fushës, të quajtura INTOSAI. Institucioni ka rritur ndjeshëm, me herë, numrin e kallzimeve penale dhe kjo nuk shpëtoi pa u kapur nga ekspertët e BE-së.
Ky vlerësim ishte në Progres Raportin e vitit 2013. Përafrimi i ri strategjik i KLSH për vitin 2013 ishte vlerësimi i ri cilësor, së bashku me përgatitjen e projekt-ligjit të ri për këtë institucion jetik për përgjegjësinë e administrimit të fondeve buxhetore tek ne. KLSH guxoi të sulmonte qiejt, sikurse ishte rasti i kontratave të dyshimta të Albpetrol, të cilat i denoncoi në Prokurori. Albpetrol është një ndërmarrje shtetërore ku ngërthehen interesat e shumë përfaqësuesve të fuqishëm të shumicës së sotme qeverisëse. Dhe këto inrteresa lypsen të jenë transparente e jo okulte. KLSH është syri profesional i Parlamentit shqiptar, por edhe i qytetarëve, për të zhbiruar abuzimet me fondet dhe me pronën shtetërore.
Nga ana tjetër, ligji që pritet të miratohet së shpejti nga Parlamenti shqiptar, është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit e Bashkimit Evropian si tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare INTOSAI dhe me praktikatmë të mira evropiane në fushën e auditimit të jashtëm publik.Ky ligji do të fuqizojë profesionalisht dhe më shumë KLSH-në, duke e shndërruar në një mjet të besueshëm e të fuqishëm të mbrojtjes së interesave publike. Jo më kot, që tani, janë me dhjetra qytetarët që çdo ditë ngjisin shkallët e këtij institucioni, me shpresë se ai mund t’u ndihmojë të zgjidhin hallete tyre dhe të mbrohen nga padrejtësitë e përfaqësuesve të caktuar të administratës publike.
KLSH i jep përgjigje seicilit me korrektësi, edhe në rastet kur zgjidhja nuk është kompetencë e institucionit. Hapja e plotë me mediat dhe publikun, si dhe puna e parreshtur për të zhbiruar abuzimet financiare në institucionet dhe projektet shtetërore, sidomos ato me tenderat publikë, ka bërë që KLSH të fitojë respekt në sytë e qytetarëve. Dhe këtë respekt e shikon dhe e konstaton edhe vetë Bashkimi Evropian.Shqipëria ka nevojë për institucione të pavarura realisht, ku dija për profesionin është fuqia e vetme për të garantuar pavarësinë dhe KLSH po e jep të plotë këtë shembull.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com