Pse Kultura me Ekonominë?

Pse Kultura me Ekonominë?

Lidhja mes kulturës dhe ekonomisë është shumëplanëshe. Monumentet e kulturës, eventet, festivalet dhe trashëgimia kulturore kryqëzohen duke krijuar mundësi për ekonominë lokale e kombëtare. Zhvillimet në këtë drejtim mund të ndikojnë rritjen ekonomike në disa aspekte:

• Turizmi

• Zhvillimi i Pronës

• Nxitja e Sipërmarrjeve Lokale

• Zhvillimi i Infrastrukturës

• Krijimi i Vendeve të Punës

• Ekonomia Krijuese dhe Industritë Kulturore (filmi, literatura, etj)

• Zhvillimi i Komuniteteve dhe Kapitalit Njerëzor

• Edukimi dhe Kërkimi Shkencor

• Imazhi i Qyteteve/Zonave/Rajoneve/Shtetit

Në këtë shkrim do të ndaloj vetëm tek pika e parë sepse 10 milion turistë meritojnë pikërisht këtë qasje reflektive të qeverisë, ku turizmi nuk është vetëm “turizëm”, por është ekonomi së pari dhe me gjasë shtylla që do të mbajë një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë e vendit tonë.

Monumentet dhe institucionet kulturore krijojnë ekonomi. Ato janë shpesh atraksione kryesore për turistët. Statistikat e vendit tonë e mbështesin këtë bashkëveprim. Numri i vizitorëve pranë atraksioneve turistike është rritur nga rreth 690,000 në 2022 në 1,000,000 në vitin 2023. Vizitorët kontribuojnë në ekonominë lokale duke shpenzuar para jo vetëm për akomodim, ushqim, transport, por edhe për vizita pranë monumenteve dhe institucioneve kulturore, pjesëmarrjen në festivale dhe evente, si dhe blerjen e suvenireve. Ky injektim paraje është i lidhur direkt me turizmin. Nëse ndonjë disident do nxitonte të thoshte që kjo nuk është meritë e qeverisë, nuk do ishte duke bërë një pohim racional pasi as turizmi nuk bëri “boom” rastësisht, por edhe në krahun tjetër disa monumente e institucione kulture kanë rritje më të mëdha sesa disa të tjera. Si shpjegohet kjo? Rrënojat arkeologjike, historia e kalave, shtëpitë muze ishin aty prej vitesh e madje shumica prej shekujsh. Nuk është rastësi që përfshirja e elementëve digjitalë në Kullën Venecianë në Durrës tërhoqi më shumë turistë, sepse digjitalizimi është i lidhur edhe me kulturën në epokën që jetojmë. Programi i “Bonusit të rijetëzimit” i Ministrisë së Kulturës, ku çdo pronari të një objekti kulturor i jepet mundësia e bashkë-investimit pa shumë burokraci, është definitivisht një sukses. Është po ashtu sukses programi “Art në hapësira publike”, dhjetëra objekte të restauruara, qindra projekte artistike e kulturore të mbështetura, dhe çdo punë tjetër e skuadrës së Ministrisë së vogël, por me impakt të madh.

Festivalet dhe eventet krijojnë ekonomi! Ato tërheqin numra më të qenësishëm, duke nxitur më tej industrinë e turizmit. Mjafton të përmendim “Unum Festival”, i cili në Edicionin e tretë të realizuar këtë vit, kishte 18,000 pjesëmarrës, nga të cilët 40% ishin të huaj. Festivalet prodhojnë ekonomi, sepse personat që kanë blerë biletat për festival konsumojnë “shqip” nga transporti, akomodimi, ushqimi, blerjet në vend etj., ashtu sikurse për organizimin e tyre kontraktohen artistë, skenaristë, biznese eventesh, pajisjesh, shërbim ushqimi etj. etj. Pa u larguar nga qarku im, Shkodra, po marr një tjetër shembull, festivalin e magjishëm “ZA fest”, ku jo vetëm kalaja Rozafa merr jetë nga mijëra persona vendas e të huaj që çdo vit bëhen bashkë për të shijuar muzikë që ushqen shpirtin nën ndiçimin e yjeve, por gjithë strukturat akomoduese janë “Sold out” nga qendra në periferi. Nga ana tjetër eventet artistike në disiplina të ndryshme jo vetëm mbajnë gjallë trashëgiminë kulturore (vetëm për këtë si qytetarë të këtij vendi duhet të ishte mjaftueshëm për t’i mbështetur e përkrahur publikisht e masivisht), e cila jeton përmes artistëve të cilët nëpërmjet një thirrjeje të përvitshme aplikojnë për fonde pranë Ministrisë së Kulturës. Një dosmodoshmëri, por edhe vlera njerëzore që kërkojnë rritjen e mbështetjes financiare ndaj artistëve apo prodhuesve të eventeve artistike (pohim ky i dhjetëra aplikuesve e përfituesve ndër vite). Eventet e mbështetura nga Ministria e Kulturës janë para të shpenzuara me risk tepër të vogël nga qeveria, kjo sepse kthimin e kanë shumëfish. Po marr këtu shembullin e eventit fantastik që u krijua për herë të parë në Shqipëri, skulpturat prej rëre në plazhin e Velipojës nga artistë ndërkombëtarë dhe vendas ku vetëm për shkak të eventit numërohen më shumë se 1,000 vizitorë, pa përsëritur zinxhirin e shpenzimeve që vizitorët bëjnë gjatë udhëtimeve.

Suveniret krijojnë ekonomi! Në një studim të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar me një kampion prej 2,113 personash, shpenzimet e suvenireve përbënin 20% të totalit vlerës së shpenzuar për pushime, ndërkohë që 87% e të anketuarve konfirmonin që kishin blerë të paktën një suvenir gjatë udhëtimit të tyre të fundit. Bazuar në kulturën dhe zhvillimin e vendeve të ndryshme, kjo vlerë është mes 5-20%. Mjafton që secili prej nesh të kujtojë udhëtimin e fundit në një destinacion të pavizituar më përpara për të konfirmuar që “ka ekonomi në kulturë”. Do të duhej një shkrim i dedikuar mbi tentativat e ndryshme të shumë aktorëve ndërkombëtarë në vendin tonë që nëpërmjet projekteve me fokus inovacionin në artizanat, ruajtjen e trashëgimisë kulturore apo forcimin e aftësive sipërmarrëse, veçanërisht në zona rurale, janë munduar që të nxisin ekonominë lokale. Pavarësisht disa rasteve suksesi në sektorë të veçantë ku spikat puna në tezgjah, filigran apo ndonjë disiplinë tjetër, përgjithësisht tregu ynë i suvenireve mbizotërohet nga “Made in China”, prandaj një përpjekje tjetër është e domosdoshme.

Qeveria ka bërë punë të matshme në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe serioz në vend, por nëse do i gruponim ato, në grupin me të madh do të ishin investitorët që zgjidhnin Shqipërinë për ekonominë e shkallës. Në Shqipërinë e sotme, ku ambicia por edhe mundësia është sa vetë horizonti, nevojitet tërheqja e investitorëve që rrisin vlerën e produktit në vend. Rruga për të arritur këtë objektiv nuk është fushore! Ama një gjë është e sigurtë: me rrugën aktuale ku kryesojnë 7 palë dokumentacione pronësie, e ku vështirë të gjesh dy institucione që ofrojnë të njëjtën listë pronash publike të gatshme për investim, duhet sistem i digjitalizuar ku me “një klik” punonjësi më periferik në administratë duhet t’i ofrojnë investitorëve potencialë ofertën që i përshtatet fiks kërkesës së tij.

Suksese Blendi Gonxhja, nuk është aspak e thjeshtë, por nuk ishte e thjeshtë as DPSHTRR, e cila është sot pasqyra e mirëqeverisjes!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • P. Hajdini: 10/01/2024 07:36

    Ndersa Sali Berisha me besniket e tij i yshti vecanerisht njerezit e lidhjeve te tyre te zaptonin e te grabisnin ("spontanisht" e me pas duke e programuar hapur si me dhendrin e djalin) tokat dhe hapesirat publike e private kryesisht ne Tirane e rrethina e kudo qe mundnin e deshironin, Edi Eama nepermjet SKEMA ("koncesione" me 1 Euro, "investitore strategjike" te ricikluar nga bandat e trafiqe-prostitucion, etj.) e ka ngritur ne maksimum nivelin e stekes per zaptim e grabitje te programuar me bullizem institucional (detyrohet administrata te firmose e me pas te beje edhe burg) te cdo hapesire publike e private, pra ju ka vene kollare, kemishe e kostum banditeve te vet e atyre te trasheguar nga Saliu.

    Përgjigju
  • Eri: 09/01/2024 15:17

    O Edona....kultura kombetare nuk eshte ekonomi....

    Përgjigju
  • minushe: 09/01/2024 13:54

    tani e moret vesh ju te qeverise qe cdo gje eshte ekonomi.....hahahpor bashkimi i ketyre ministrive ska lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori