Pse Lulzim Basha i shmanget sfidës së kryebashkiakut Veliaj për të kandiduar në kryeqytet

Pse Lulzim Basha i shmanget sfidës së kryebashkiakut Veliaj për të kandiduar në kryeqytet

Lul;zim Basha dhe Erion Veliaj

Lulzim Basha ka shumë më tepër pengesa sesa duken, në rrugën e tij, drejt garës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021. Njëra prej më kryesoreve prej tyre, është përcaktimi i qarkut në të cilin ai do të kandidojë, për në Parlamentin e ardhshëm. Kryetari i mazhorancës Edi Rama, ka zgjedhur Durrësin, për shkak të projektit të rindërtimit në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Ndërsa kryetari i opozitës, ende.

Për Lulzim Bashën ka një ftesë publike: “Kam një propozim: Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë dhe duhet të udhëheqë fushatën e Tiranës, sepse nuk mund të kërkosh punën e Edi Ramës, pa u ballafaquar njëherë me punën që kishe në Bashki. Pa u ballafaquar me bilancin e punës që ka bërë, asnjë nga ne nuk kërkon dot një punë tjetër, sepse nëse ke dështuar te puna që kishe, punëdhënësi tjetër të thotë: si mund të të marr unë ty kur ke dështuar njëherë dhe të bëj suksesin tim? Për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë.”

Dorashkën e duelit e ka hedhur Erion Veliaj, këtë radhë me cilësinë e udhëheqësit politik të PS për fushatën e Tiranës, në zgjedhjet e reja parlamentare. Ka qenë një propozim publik sa surprizues aq edhe i drejtpërdrejtë, për të cilën kampi i opozitës dhe Lulzim Basha vetë, nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje. Shmangia e përgjigjes nga ana e Lulzim Bashës nuk mund të zgjasi pafundësisht, duke patur parasysh dinamikën e fillimit të përgatitjeve për fushatën e cila “de facto” ka nisur nëpër selitë e partive dhe në terren. Duke dashur të fitojë kohë, propaganda opozitare është munduar që të krijojë idenë, se Kryetari i PD po sheh mundësinë për të kandiduar përballë Edi Ramës në qarkun e Durrësit.

Por, ajo është thjeshtë një shashkë mediatike, e pambështetur në logjikën e një gare ku për liderin e opozitës është në lojë e ardhmja e tij politike. Gara mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk është as lokale e as me projekte ekzekutive si ai i rindërtimit, por një sfidë kombëtare politike dhe elektorale, për fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga ana e PS, ose për rikthimin e opozitës në pushtet.

Në këto kushte, i vetmi vendim logjik për Lulzim Bashën, mbetet gara përballë Erion Veliajt në Tiranë. Për arsye se kryeqyteti është qarku që prodhon edhe më shumë mandate deputetësh, plot 25% të totalit prej 140 deputetësh që ka Parlamenti i Shqipërisë. Por edhe për disa arsye të tjera:

E para, sepse një lider që kërkon të udhëheqë ndryshimin dhe rrotacionin, siç pretendon Lulzim Basha duhet ta nisë atë nga kryeqytetit edhe simbolikisht, duke dhënë mesazhin se nuk i shmanget qendrës më të rëndësishme politike të Shqipërisë.

E dyta, sepse Lulzim Basha për të qeverisur Shqipërinë duhet të tregojë modelin e tij të qeverisjes së deritanishme në jetën politike. Meqenëse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, përpara Erion Veliajt, nuk ka një lojë më të mirë pasqyrash për ta bërë këtë, përveçse duhe garuar këtu.

E fundit, Lulzim Basha përfundon përmes kësaj gare, ciklin e gjatë të investimit politik që ka bërë PD dhe opozita për të. Një cikël për të cilin është paguar edhe çmimi i grabitjes së mandatit të katërt të Edi Ramës për bashkinë e Tiranës më 2011, për ti hapur rrugën ambicjes së tij kryeministrore.

Por, asnjëra nga të gjitha këto arsye e shumë të tjerë, nuk pritet që ta bëjnë Lulzim Bashën që të pranojë për tiu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Erion Veliajt për tu përballur në Tiranë. Sepse kryetari i opozitës për kater vjet me radhë në krye të bashkisë së kryeqytetit, fjeti gjumë dhe nuk ka asnjë bilanc për ti treguar qytetarëve, si modelin e tij të qeverisjes. /Alpenews.al

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 11/09/2020 16:06

    Ket vend vec Flamur Noka e qeverris

    Përgjigju
  • Socialisti: 11/09/2020 11:58

    Po kur u be dhe ky zarba i rames pa pik personiteti njeri pa hije zot i madh ke kemi ne krye jo se lul eshte me i mir po ky letyra me hap barkun fare

    Përgjigju
    • Une: 11/09/2020 14:13

      Pse cfare ke pare keq nga “zarba” i rames?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat