Pse Meghan Markle nuk nxitoi të 'heqë qafe' shpejt kilet e tepërta pas lindjes

Vajzat Vip duket se e kanë me nxitim të heqin kilet e tepërta menjëherë pas shtatzënisë. Dukesha Markle zgjodhi të bënte diferencën. Ajo solli në jetë Archie dhe nuk ishte aspak e fiksuar t’i futej dietës. Dukesha e Sussex tashmë ka marrë pjesë në disa ngjarje publike që nga lindja e djalit Archie Harrison dhe nuk ka nxituar të fshehë kilet e mbetura.

Sigurisht, njerëzit filluan ta krahasojnë atë me Kate Middleton e cila doli nga materniteti disa orë pas lindjes dhe dukej mahnitëse, sikur të mos kishte lindur.  Pas këtyre daljeve Meghan u duartrokit dhe u falenderua për ndershmërinë që shfaqi përballë publikut.

U tha se Meghan vendos tendencat e duhura dhe frymëzon gratë e tjera në të gjithë botën që të mos ndjehen të turpëruar për peshën e tyre pas lindjes.

Meghan ka refuzuar çdo lloj diete gjatë ushqyerjes me gji. Eksperti mbretëror, Katie Nicholl tha se "Meghan nuk ka filluar palestrën. Ajo po shijon eksperiencën e saj dhe po tregohet e butë me veten."

Ajo vendosi të zgjedhë një mënyrë "revolucionare" dhe të tregojë se  trupi i një gruaje ndryshon, pavarësisht nëse je një personazh i famshëm apo jo.

 

A.P./Shqiptarja.com
Komento