Pse Meta nuk thotë: vihem në dispozicion të institucioneve

Pse Meta nuk thotë: vihem në dispozicion të institucioneve

Ilir Meta

Nuk është as qejf dhe dhe ca më pak gjë e mirë nëse një shtetar i vendit mund të dalë i njollosur me hije të një të shkuare që ka rënduar në historinë e kalvarit  50 vjeçar të komunizmit. Ska asgjë për tu gëzuar. Madje do të ishte meskinitet edhe nga armiqtë e tij. Përkundrazi, ky mund të ish një shkas për të reflektuar më tepër rreth asaj se çfarë është bërë keq në këtë vend në tre dekada tranzicion dhe që për fat të keq ka mbërthyer për gryke zhvillimin, demokracinë dhe të ardhmen e këtij shteti. Pra, çfarë nuk ka ecur. Nuk jemi aq të zotët për të bërë shtet? Nuk kemi pas fat me drejtuesit që kemi apo ca më keq akoma? Drejtuesit na i paskan pilotuar pikërisht që gjërat të vijojnë keq? Të qenit peng diku, të detyron të bësh shpesh atë s duhet të bësh e kjo nuk është e mira e të gjithëve, atyre që të besojnë votën. Kalimi i djeshëm nga inicialet I.M. tek emri i Ilir Metës me akuzën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit të dktaturës ishte padyshim një rrufe në fund të korrikut. Infot e para me iniciale u dukën si thashethemet e verës të portaleve që duan të kapin klikime dhe iu kushtua rëndësi aq sa mund tu koshtohet rëndësi kronikave rozë. Por çështja u bë serioze pikërisht kur në sfond dolën institucionet, me shkresa, me vulë e me firmë, me procedura, verifikime dhe pasoja. Përfshihet Autoriteti i Dosjeve që i ka përcjellë një dosje të shoqëruar me kërkesë drejtuar parlamentit për të proceduar hetimin për këtë rast. Më tej Kryetarja e Kuvendit del në konferencë për shtyp duke pranuar se ka një çështje, madje serioze dhe që dosjen në fjalë ua ka përcjellë edhe kryetarëve të grupeve parlamentare.

Është tëpër herët për ta dalë në konkluzione, kur as nuk dimë përmbajtjen e dosjes dhe as rastin në fjalë. Ajo që dihet është se mekanizmi ka nisur të veprojë dhe për këtë duhet të presim. Pa bërë as tifozllëk dhe as rreshtime partizane. E gjithë kjo çfarë ka nisur do të kërkojë kohën e vet e që duhet bërë me qetësi dhe përgjegjësi. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një figurë që ka qenë në të gjitha rangjet më të larta të posteve shtetërore: kryeministër, kryetar kuvendi e president. Nuk do të desha që Ilir Meta të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Do të ishte vërtet e rëndë. Pavarësisht se kam qenë kritik ndaj tij. Por nuk ish për tu përshëndetur aspak qasja që vetë Meta i bëri kësaj çështjeje kur u përballua me akuzat. Në çdo vend normal çdo shtetar apo politikan i lartë do ta përmblidhte me tre fjalë: “Vihem në dipozicion të institucioneve “ për tu përballur me akuzat që i bëhen. Ca më tepër kur ato janë konkrete, me emër, dhe për çështje kaq sensitive siç është ajo e dosjeve dhe bashkëpunimit me ish Shërbimin sekret të diktaturës.  Në të kundërt Meta dje ishte jo në ekuilibrin e një ish shtetari për tu përballur me dinjitet. Ndryshe nga çfarë pritej ish presidenti thjesht deklaroi se nuk e njeh më Autoritetin e Dosjeve dhe se emrat i tyre do i vendosë në një shtyllë turpi. Por a mund të thuhet kjo nga një ish president që moto të tij kish institucionalizmin, mbrojtjen e institucionit të presidencës,, dhe që tashmë shpërfill e nuk e njeh një institucion tjetër?

Fakti që i bëhet një akuzë nuk është pretekst për tu shprehur se nuk e njeh një institucion, për më tepër kur inati të prish gojën edhe ndaj kryetares së parlamentit dhe Kuvendit në përgjithësi. E gjitha kjo ishte një shpërthim tensioni ca më tepër kur jemi mësuar që Meta i ka marrë me sportivitet të gjitha akuzat e mëparshme që i janë bërë në të shkuarën. Madje me qetësi dhe dashuri./ Fjala

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond Cifci 50041 Calenzano Firenze: 29/07/2022 20:16

    Keto fytyra te flliqura sa vete kane mare me qafe shkelqim dhe rezimi tyre keta spiune na sollen demokrati keta jane nje jashteqitje njerzore drejtesia po te ishte drejtesi keta alera do ishin ne burge kushe na ka drejtuare nje grupe spiuneshe keta quane kushtetuten duane shqiperin keta spiunere shesin dhe grate dhe femijete vetem per kariere turpe cfare populle spiuneshe jemi e kemi ne ADN populle duhete ti dalim zote venditete gjithe spiunite duhete te dihen te behen publike te pastrohete vendi spiune me zore nuk te bejen pore se kishe ne gjake dhe une u Rita ne ate regjime pore nuke me detyroje njeri fale punese qe kame bere njohim mire shume spiunere sote demokrate te flakte

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/07/2022 12:11

    Mè shumè se roli i Metès nè politikèn shqiptare, si simbol i rrènimit dhe personifikim i vjedhjes me bllok nè dorè, bie nè sy hipokrizia e kètij katundi me emrin SHQIPÈRI. Ata qè bèjnè "tè çuditurin" sot pèr spiunllèkun e Metès,,janè tè njèjtèt qè pretendojnè se "demokracinè na e sollèn heronjtè" Berisha dhe Hajdari. Njè shoqèri qè jeton me pallavra tè tilla, beson po ashtu se Ilir Meta nuk èshtè hajdut dhe spiun. Imagjinata dhe kureshtja personale, kur kemi pèrjetuar lojèn e fèlliqur me arkivat ku gjèndeshin dosjet,,,èshtè,,,,,kush nga zbulimet e huaja pati dijeni pèr ato dosje? A gjen pèrgjigje njè gjè e tillè nè veprimet e Ilir Metès psh karshi Greqisè nè pèrgjithèsi dhe çèshtjes Janullatos nè veçanti? Metèn, e kemi kalorèsin e çèshtjeve greke,,dekoruar nè Athinè pèr shèrbime ekselente ndaj shtetit grek. Gèlltit njeriu i gjorè njè lugè çorbè tè prishur,,,dhe vjell gjithè jetèn. Ky Meta,,,jo vetèm VJELL por edhe VJEDH dhe VRET. Ndaj duhet tè jemi tè qartè. Ky njeri nuk njeh institucione,,,dhe ai nuk èshtè i vetèm nè kètè pikèpamje. Nèse duam shtet shqiptar,,,,SPAK duhet tè lidhè kriminelèt.!!!

    Përgjigju
  • emigranti: 28/07/2022 12:01

    Zoti Nesturi! Qe ta thote dikush "vihem ne dispozicion te drejtesise",duhet te jete nje njeri normal e te kete dhe t... Ne rastin e fuksit te deklaruar tashme Meta-j nuk kemi te bejme me nje njeri te tille.Kemi te bejme me nje trabuk rrugac,me nje njeri te disekuilibruar qe eshte rekrutuar qysh ne rinine e tij dhe ka ngrene jo nje por disa luge corbe te prishur dhe nuk i ka dale efekti i saj akoma,sepse eshte obsesionuar pas parase pavaresisht se ajo quhet lek,euro,Dollar,money,peseta apo ku di une tjeter.Eshte i dhene dhe i varur dhe nga ideja se ai eshte "me i miri" i te gjitheve dhe se te gjithe te tjeret duhet te binden deshires e urdherit te tij dhe kjo bindje i eshte bere varesi si puna e droges e i eshte perforcuar me shume pasi ka gezuar te gjitha postet me te larta te ketij shteti si askush tjeter.Dhe per te mos e zgjatur,pasi eshte futur shume heret ne loje nga sigurimi i shtetit,eshte futur nen urdhert e sherbimin e fuksit dhe bastardit fenomenal me te vjeter te ketij sherbimi,i cili eshte bere dhe poliagjent me vone dhe qe te dy kane plotesuar njeri tjetrin si baka me zeken.Vertet kane kundershtuar here pas here njeri tjetrin (si te themi per te prishur syne),por perkohesisht e per prishje pazaresh e interesash te njerit apo te tjetrit dhe pa e tejkaluar vizen e kuqe midis tyre,dmth kornizen e te qenit agjent i sigurimit te shtetit,deri me sot!Keto te dy vemje jane te lidhur ne kerthize me njeri tjetrin dhe do te ikin te dy bashke nga politika dhe te shpresojme qe kjo te ndodhe sa me shpejt,pasi jane shume te rrezikshem e te paparashikueshem ne te keqen qe kane ne shpirt!

    Përgjigju
  • leone: 28/07/2022 11:39

    Fuksi Ilir Meta-j,briganti nuner nje i ketij vendi,masha sekrete,sabotatore dhe e bindur e fuksit kryesor te ish sigurimit te shtetit e shkaterruesit te ketij shteti, UDB-ashit Sali Berisha.Kjo dyshe famekeqe,e mirenjohur per grabitjen e pasurise shteterore te shqiptareve,per vrasjet e zbuluara e te pazbuluara,per helmime politikanesh e deshmitaresh te rendesishem te vjedhjeve te tyre,te vrasjeve e te veprimeve te ndryshme mafioze ka ardhur koha te vihen perpara drejtesise.Tani nuk ka me alibi as per njerin e as per tjetrin dhe sidomos SPAKU e BKH-ja,sikur asgje tjeter te mos bejne eshte domosdoshmeri qe per here te pare ne punen e tyre te plotesojne deshiren dhe shpresen e shqiptareve anembane globit.Hapjen e dosjeve te ketyre super mafiozeve e spiuneve ne gjume te agjenturave te huaja,duke filluar me ish sigurimin e shtetit,si trampoline per ta.Ky do te ishte sherbimi me i vyer ndaj kombit i Arben Krajes,nese e ka me seriozitet luften kunder korrupsionit te niveleve te larta e pastrimin e politikes nga spiunet e ndryshem,duke filluar me ushtarin e bindur te Saliut,fuksin ish-president e me padrinon e krimit Sali Berisha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve