Një dosje voluminoze me materiale të kësaj konference ruhet në AQSH dhe lexuesi ynë është njohur me një pjesë të këtyre materialeve nga botimet tona të muajve të fundit. Materiali i fundit që u botua nga kjo dosje ishte ai mbi Gjergj Fishtën, analizën e veprës së tij dhe arsyet pse regjimi komunist e dënonte dhe e quante atë vepër “shoviniste”.
Në vijim të botimit të këtyre dokumenteve sjellim sot dhe për ta vijuar edhe në numrin vijues një material kushtuar autorit Ndre Mjeda dhe veprës së tij. Si e shihte regjimi komunist këtë autor? Pse Mjeda, edhe si një prej autorëve katolik të Shkodrës nuk u pa me të njëjtën lupë sikurse Fishta? Analiza e më poshtme zbardh shumë pikpyetje mbi raportet e regjimti me këtë autor të shquar të letërsisë shqipe. Më poshtë sjellim pjesën e parë të studimit mbi Mjedën përgatitur si një prej tezave që do të diskutoheshin në konferencën e III-të të Lidhjes së shkrimtarëve.