Pse ndryshimet e reja kushtetuese, nuk e prekin 5 Qershorin?

Pse ndryshimet e reja kushtetuese, nuk e prekin 5 Qershorin?

Firmosja e marrëveshjes PS- Opozitë Parlamentare

Parlamenti pritet të miratojë (nesër) të enjten, marrëveshjen politike të 5 qershorit mbi reformën zgjedhore, negociuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe mbështetur nga diplomatët e tjerë perëndimorë, pasi socialistët nënshkruan më parë një marrëveshje me opozitën parlamentare, ku angazhohen se do të mbështesin dhe propozimet e tyre për ndryshime kushtetuese. Ndryshimet kanë të bëjnë me  listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral.

Të gjithë këtë, opozita e rrugës PD-LSI po përpiqet ta paraqesë si një konspiracion kundër 5 qershorit dhe ikje nga marrëveshja.

Por a e prek në të vërtetë 5 qershorin, marrëveshja e re për ndryshimet kushtetuese?

Së pari, marrëveshja e socialistëve me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, prek listat, koalicionet dhe pragun elektoral.

Në të gjithë bisedimet apo negociatat e bëra në Ambasadën e SHBA në Tiranë, për marrëveshjen e 5 qershorit, nuk është diskutuar kurrë, asnjëherë, as për listat, as për koalicionet, as për pragun.

Dhe për tri çështje për të cilat nuk është diskutuar kurrë, nuk ka si të jenë të përfshira në një marrëveshje.

Kur nuk janë në marrëveshjen e 5 qershorit, nuk ka çfarë prek marrëveshja e re, për ndryshime kushtetuese.

Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet, pasi dy marrëveshjet kanë kërkesa krejt të ndryshme.

Së dyti, pretendimi i rremë i PD, se në marrëveshjen e 5 qershorit është shkruar se nuk do të ketë ndryshime sistemi, është i vërtetë, por nuk përgënjeshtron atë që thamë më lart.

Gjatë negociatave për marrëveshjen e 5 qershorit, në tryezën e Ambasadës amerikane janë bërë 4 propozime për ndryshim sistemi. Pra janë ofruar 4 llojë sistemesh zgjedhore. Si përfundim u vendos të mos preket sistemi zgjedhor.

Por listat e hapura, koalicionet dhe pragu, nuk janë në sistem zgjedhor. Ato janë pjesë e Kodit Elektoral dhe janë ndryshime që nuk prekin sistemin.

Pra PD pretendon se po ndodh një gjë, që në fakt nuk po ndodh. Listat, koalicioni dhe pragu kanë qenë në të njëjtin nen që kanë qenë dhe para 2009 në Kodin Elektoral.

Së fundmi, dhe spekulimi i Gazmend Bardhit apo Bylykbashit gjatë zhurmave të tyre në Këshillin Politik, se preken katër nene të Kodit Elektoral, duke keqcituar amendamentet, është i rremë. Ato paragrafe që thotë ai, plotësohen, por nuk preket pjesa që ai citon. Amendamentet e bëra plotësojnë paragrafin, por nuk ndryshojne ekzistuesin.

Përpjekja e tyre për të bërë zhurmë dhe për të krijuar idenë se po preket 5 qershori, është thjesht një aksion që tenton të maskojë hipokrizinë e Lulzim Bashës, që ka mbushur gjithë Ambasadat dhe gjithë aktorët e shoqërisë civile me gënjeshtra, se ai është dakord për listat e hapura, por nuk do Edi Rama.

E vërteta tani është në shesh. Lulzim Basha po i fshihet ballafaqimit në Këshillin Politik për këtë çështje, edhe pse Këshilli Politik është një sajesë për të korrigjuar daljen nga institucionet të Lulzim Bashës. Legjitimiteti i Parlamentit nuk mund të vihet në dyshim nga ai që e ka braktisur Parlamentin.

Nëse ka diçka që nuk shkon në atë Parlament, është fakti që opozita po përpiqet të paraqesë si defekt të Parlamentit, plagën që ka tentuar t’i hapë me vullnet të plotë politik, duke e braktisur. Pra po përpiqet t’i japë vlerë papërgjegjësisë së saj politike.

Por nuk ka më asgjë në dorë në këtë drejtim. Ajo që ka në dorë, dhe ka kohë deri më 29 korrik, është që të bëhet pjesë e ndryshimit. Më 30 korrik e pas, do të jetë pjesë e historisë së refuzimit të këtyre ndryshimeve, me të cilat do përpiqet të vijë në pushtet.

Gabim e ka. Me aq shumë vetë sa ka gënjyer Lulzim Basha që do t’i bëjë deputetë, listat e hapura janë shpëtim për të. Se shumicën mund t’i zhgënjejë kur të mbarojnë zgjedhjet, por mund t’i gënjejë kur fillojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/07/2020 16:35

    Lulush Bibilushi nuk hap listat se ka hap kembet.... i ka shqyer i shkreti

    Përgjigju
  • Simo: 23/07/2020 00:33

    Aman, po pse kaq budallenj na dini?! Gjithe ideja e këshillit politik ishte qe reforma elektorale te miratohej me konsensusin e te gjitha palëve politike, pra, qeverise dhe opozitës, sipas rekomandimeve te Odihrit. Per ketë u arrit një marrëveshje me 5 qershor. Kështu qe cdo propozim tjetër përtej kësaj marrëveshjeje do duhej te kishte patjetër konsensusin e te gjitha palëve, përndryshe i humb kuptimi këshillit politik. Manovrat e Rames thjesht tregojnë qe nuk i rruhet per vendin fare. Po ashtu edhe mbështetja juaj pa kushte per Ramen ketë tregon. Jo se nuk dihej, por mos jini kaq banale ne propagande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë