Studimet më të fundit kanë treguar se njerëzit me inteligjencë më të lartë, mund të bëjnë edhe më shumë gabime.

Sipas BBC, doktori Devid Robinson, autor i librit “Kurthi i Inteligjencës”, thotë se  njerëzit inteligjentë dhe të arsimuar janë të aftë të bëjnë logjikime të thella, por nuk e përdorin aftësinë e trurit aty ku duhet.

Një nga arsyet është sepse nuk i besojnë instinkteve kur vjen puna për të marrë vendime të shpejta.

Për shembull, disa njerëz inteligjentë e të arsimuar i përgjigjen gabim pyetjes: “Sa kafshë nga secila specie futi Moisiu në varkë para përmbytjes?” Përgjigjja është zero, sepse varka u bë nga Noe.

Artur Konan Doyle, shkrimtari i  librit  “Sherlok Holms”, krijonte situata shumë inteligjente që vareshin shumë nga arsyetimet e thella.

Por në jetën reale ai vetë nuk ishte aspak i tillë, nuk e bazonte jetën te arsyetimi, e madje shkonte dhe ndiqte seanca shpirtërore.

Përvoja e gjatë e punës, mund të sjellë që të mos bëni aq shumë gabime, por nuk është ashtu.

Pasi kalojnë shumë vite duke bërë të njëjtën punë, ekspertëve u krijohet një lloj funksionimi si me autopilot.

Mënyra automatike e marrjes së vendimeve ndonjëherë bën që të shpëtojnë informacione shumë të thjeshta.

Për shembull, Brandon Mayfield u akuzua në vitin 2004 se kishte vendosur bombat në Madrid. Ai nuk kishte dalë nga SHBA në kohën kur u vendosën bombat, por FBI e akuzonte për krimin pasi policia spanjolle gjeti shenjat e gishtave në një qeskë plastike pranë skenës së krimit.

FBI gjeti 20 persona të ngjashëm me shenjat e gishtave, por ato kishin ndryshime që nuk ishin vënë re nga ekspertët e vjetër.

Ndonjëherë, njerëzit e zgjuar fillojnë të mos sillen si të tillë kur janë në grup me të tjerë si vtjeta e tyre. Ndjesia e konfliktit dhe konkurrenca,  jo vetëm që prish punën e gjithë grupit, por e ul shumë nivelin e zgjuarsisë kur bëhet fjalë për veprime.

Për shembull, Devid Robinson merr rastin e humbjes së Anglisë ndaj Islandës në ndeshjet e futbollit të vitit 2016.

 Edhe pse Anglia kishte shumë talente të njohura, Islanda, një vend me shumë pak banorë, arriti të fitojë. Numri i madh i talenteve në një vend bën që të ketë shumë ego.

Për të shmangur situata të tilla, njerëzit inteligjentë duhet të fillojnë tu besojnë edhe instinkteve, pasi ka shumë raste që nuk të gënjejnë.