Të gjithë ne për arsye të ndryshme si lodhja apo edhe përtacia kemi fjetur të paktën një herë të vetme me flokë të lagur.
Por përse nuk duhet të shkojmë në shtrat me flokë të lagur?
"Kur flokët janë të lagur, ato bëhen më elastike dhe struktura e proteinave dobësohet, duke e bërë atë më të brishtë dhe të ndjeshëm ndaj këputjes," shpjegon Dr. Michele Green, një dermatologe kozmetike.
Po ashtu një tjetër dermatologe ,Anna Chacon, thekson se përveç këputjes dhe majat e ndara të shkosh në shtrat me flokë të lagur mund të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e infeksioneve mykotike në skalp.
"Kjo gjë ndodh për shkak të mjedisit të lagësht që mund të krijohet, i cili është një terren i përsosur për shtimin e kërpudhave. Kjo lagështi mund të shkaktojë gjithashtu që këto kërpudha të rriten në jastëk tuaj, duke dëmtuar edhe sistemin tuaj të frymëmarrjes, thotë ajo.
Për t’i parandaluar ekspertët rekomandojnë, tharjen e flokëve para gjumit, por nëse kjo nuk është e mundur, ata sugjerojnë t'i kapni flokët e gjatë në një bisht të lirë ose të flini në një jastëk prej mëndafshi ose saten. Fjetja me një mbulesë koke prej sateni gjithashtu mund të mbrojë flokët tuaj.
Përveç kujdesit për flokët është e rëndësishme të ndërroni rregullisht këllëfët e jastëkëve, të cilët janë të prirur për grumbullimin e baktereve.