Pse nuk ka një çmim “Nobel”
për matematikën?Ja arsyet
Pas mbylljes së ndarjes së çmimeve Nobel në fusha si mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe, matematikanët përsëri mbetën me shijen e përjashtimit nga festimet botërore për arritje në fusha në të mirë të njerëzimit. Gjithmonë bëhet pyetja se pse Alfred Nobeli, i njohur si shpikësi i dinamitit dhe mbajtësi i 355 patentave e përjashtoi matematikën, kur, me një pasuri prej 31 milion SEK(monedha suedeze-sot 265 milionë dollar amerikanë) krijoi akademinë e ndarjes së çmimeve.
Teoria më e përfolur është tradhtia e partneres së Alfred Nobelit me një matematikan Mittag-Leffler, gjë që e bëri Nobelin ta urrente atë njeri dhe fushën që ai përfaqësonte. Pas mbylljes së ndarjes së çmimeve Nobel në fusha si mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe, matematikanët përsëri mbetën me shijen e përjashtimit nga festimet botërore për arritje në fusha në të mirë të njerëzimit.
Gjithmonë bëhet pyetja se pse Alfred Nobeli, i njohur si shpikësi i dinamitit dhe mbajtësi i 355 patentave e përjashtoi matematikën, kur, me një pasuri prej 31 milion SEK(monedha suedeze-sot 265 milionë dollar amerikanë) krijoi akademinë e ndarjes së çmimeve. Ja disa nga teoritë:
Matematika është shumë teorike: Çmimi Nobel u krijua për të vlerësuar shpikjet e jashtëzakonshme “praktike” ose zbulimet në të mirë të njerëzimit. Si shpikës dhe industrialist Nobeli mund ta ketë konsideruar matematikën shumë teorike dhe nuk i hyri aplikimit të saj.
Matematika jo shumë interesante: Interesat e tij profesionale ishin fizika dhe kimia. Letërsia ishte interes pasioni, mjeksia ishte në fillimet e një ere të re gjatë shekullit të kaluar. Çmimi i Paqes u përfshi të përmirësonte imazhin e tij si një “tregtar vdekjeje” për shikjen e dinamitit. Matematika nuk ishte interes i tij, as se mund të nxirrte ndonjë përfitim nga ajo.
Ekzistonte një çmim matematike: Mbreti Oscar II i Suedisë dhe Norvegjisë ishte një matematikan dhe kishte dekretuar një çmim për kontribute në matematikë. Nobeli mund të ketë menduar se nuk ishte nevoja e një çmimi të dytë. Ai zgjodhi fusha që i interesonin dhe për të cilat nuk kishte çmime.
Rivalitet: Flitet se ka patur mospëlqime mes Nobelit dhe një matematikani Gosta Mittag-Leffler që kishte themeluar revistën ”Acta Mathematica” dhe kishte bindur mbretin Osçar II për të krijuar çmimin në matematikë. Kjo mund ta ketë bërë atë ta përjashtonte matematikën sepse nuk donte që çmimi dhe paratë t’i shkonin një njeriu që ai nuk e pëlqente.
Çështje personale: Teoria më e njohur historikisht, por jo e vërtetuar është se partnerja e Nobelit e kishte tradhtuar me Mittag-Leffler, kjo solli urrejtje tek Nobeli për njeriun dhe për matematikën.
Çmimmet më të mëdha sot në fushën e matematikës janë:The Fields Medal: Përshkruhet shpesh si çmimi Nobel dhe jepet medalje për zbulime të jashtëzakonshme në matematikë çdo katër vjet për individë poshtë moshës 40 vjeç.
The Abel Prize: Ky çmim u krijua në vitin 2001 dhe ka marrë emrin e matematikanit Niels Henrik Abel. Jepet nga mbreti i Norvegjisë. Fituesi shpallet çdo mars.
The Chern Medal Award: Jepet çdo katër vjet në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve. Kongresi i radhës do të mbahet në Rio de Zhanero në 2018./Bota.al
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44