Pse nuk kanë bërë ende dasmë? Visjani dhe Jona rrëfejnë emocionet e pritjes së fëmijës së parë
Visjan Ukcenaj dhe Jona Xhelili prej disa muajsh presin të bëhen prindër për herë të parë. Ata kanë rrëfyer emocionet e tyre në lidhje me këtë gjë dhe janë shprehur se mendojnë të bëjnë dasmë pas lindjes së fëmijës.
Jona Xhelilaj dhe Visjan Ukcenaj
Aktori Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj kanë rrëfyer emocionet e tyre në pritje të fëmijës së parë. Çifti është shprehur se u duket si ëndërr dhe ndonjëherë nuk arrijnë ta besojnë që së shpejti do të kenë në duar fëmijën e tyre. Te ftuar në emisionin "Rudina", Visjani dhe Jona kanë treguar se në jetën e tyre shumë shpejt do të vijë një djalë.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b463190337d6visjan-1.jpg)
(Visjani dhe Jona në emisionin "Rudina")
"Është shumë emocionuese dhe duket si ëndërr dhe madje ndonjëherë e harroj dhe më duket si përrallë,"- tha Jona.
"Kjo është një ndër gjerat më të bukura që mund ti ndodhë çdo njeriu dhe është një nga gjërat më të mrekullueshme në jetë. Zoti nuk na ka dhënë mundësinë që të jemi të pavdekshëm, por na ka dhënë mundësinë që të ketë vazhdimësi. Puna, karriera, prona, leku i madh nuk ka asnjë vlerë përpara kësaj krijesë,"- ka rrëfyer më tej aktori.
Çifti janë bashkë prej 7 vitesh e gjysmë por ende nuk kanë bërë një dasmë, dhe për këtë ka një arsye të veçantë që e zbuloi regjisorja.
"Kur kam qenë e vogël, shikoja fotot e dasmës së mamit dhe babit, dhe them po unë ku jam këtu. Dhe ju thoja prindërve si ka mundësi që unë nuk jam unë e pranishme. Fillova të qaja. Më ka lënë shumë gjurmë dhe vendosa që kur të bëjmë dasmë dua që të jetë i pranishëm dhe fëmija ynë,"- tha ajo. Kështu presim dasmë së bashku me djalin e tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë në prani të fëmijëve
5 Shkurt, 15:41
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Një letër për fëmijët e lindur në vitin 2025
17 Janar, 15:40
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
3 Janar, 14:40
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët
30 Dhjetor 2024, 21:10
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor 2024, 15:33