Pse nuk reaguan BIRN, Reporter.al, Balkan Insight dhe Ricardo Gutierrez, i Federatës Europiane të Gazetarëve, kur Saliu i akuzoi dje si media ‘mashtruese dhe super spekulante të Sorosit’?

Pse nuk reaguan BIRN, Reporter.al, Balkan Insight dhe Ricardo Gutierrez, i Federatës Europiane të Gazetarëve, kur Saliu i akuzoi dje si media ‘mashtruese dhe super spekulante të Sorosit’?

Sali Berisha

Ditët e fundit, në rrethin e gazetarëve shqiptarë, po bëhet një gurgule për një komunikim që gazetarja Ola Xama ka pasur me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me një shkrim të publikuar prej saj në portalin reporter.al te rrjetit BIRN për hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Pas kësaj, mediat, por fatkeqësisht edhe organizatat europiane të gazetarëve, që shpejtuan të reagojnë për këtë komunikim pa u munduar të mësojnë që në fillim se si qëndronte e vërteta, nuk u morën fare me pasaktësitë e rënda të shkrimit të gazetares Ola Xama (e cila, sipas një sqarimi të Bashkisë së Tiranës, dukej se ngatërronte qëllimisht një studim të IFC të vitit 2012, për t’i faturuar me porosi akuzën e nismëtarit të inceneratorit të Tiranës, Veliajt), por e kaluan ngjarjen në një akuzë direkte se Veliaj po sulmonte lirinë e medias në Shqipëri.

Por, kur disa gazetarë shqiptarë, përfshirë këtu edhe drejtuesin e rrjetit BIRN në Shqipëri, Besar Likmeta, apo Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, etj., merreshin me kryebashkiakun Veliaj, një tjetër ngjarje që regjistrohet si një sulm i pastër ndaj medias dhe lirisë së saj në Shqipëri, kaloi “si pa u vënë re” nga mbrojtësit dhe ithtarët e medias në Shqipëri e kudo në botë.

Dje, në një konferencë për shtyp, doli Sali Berisha (ish Presidenti dhe ish Kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.

Berisha tha dje për shpalljen e tij “non grata” nga Britania e Madhe: […për lidhjet e mia me Damir Fazlliç për të cilin sipas Home Office unë kam ndërhyrë, kur për atë kanë dalë prova inkriminuese, burimet janë BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al, të super-spekullantit Xhorxh Soros].

Pra, për Berishën, këto media spekullojnë me lajmet që nxjerrin, duke vënë seriozisht në dyshim vërtetësinë e lajmeve të tyre. Dhe pasi sulmoi dje BIRN për hallin e tij, sot në një konferëncë tjetër për shtyp, përdori pasaktësitë e provuara të gazetares Ola Xama për të sulmuar Ramën dhe Veliaj për inceneratorët.

Tani disa pyetje që meritojnë përgjigje:

A është ky një sulm i hapur që i bëhet medias së lirë në Shqipëri? A është sulm ndaj medias nëse quan një media spekullante? A duhet denoncuar Sali Berisha nga Sekretari Gutierrez dhe të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias, si një politikan i lartë dhe me pushtet që po sulmon hapur median?

Dhe një pyetje e fundit:

A keni parë ndonjë reagim nga organizatat europiane që mbrojnë gazetarët dhe median, për këtë deklaratë intimiduese të Sali Berishës kundër BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al?

Pse jo?!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja